EKSKLUZIVE/ Ramadani drejt largimit nga Danimarka, një hap larg kalimit në elitën e futbollit belg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 14:23

EKSKLUZIVE/ Ramadani drejt largimit nga Danimarka, një hap larg kalimit në elitën e futbollit belg

Merkatoja në kulmin e saj dhe një tjetër prej kuqezinjve drejt një destinacioni të ri, është mesfushori Ylber Ramadani. Futbollisti i Vejles në Danimarkë mësohet se po negocion për transferimin e tij.

ylber ramadani

“Panorama Sport” ka mësuar se lojtari është drejt arritjes së akordit me skuadrën e Ualsand Beveren në elitën e futbollit belg. Pasi futbollisti ka një dakordësi me këtë skuadër, tashmë janë dy klubet që po negociojnë për këtë transferim të mundshëm.

Për Ramadanin, skuadra të interesuara për momentin janë edhe AEK i Athinës si dhe skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Pritet nëse bisedimet me ekipin belg do të finalizohen me sukses.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"