EKSKLUZIVE/ Probleme pa fund në Vlorë, Pollozhani padit Flamurtarin. Largohet një tjetër lojtar nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 11:25

EKSKLUZIVE/ Probleme pa fund në Vlorë, Pollozhani padit Flamurtarin. Largohet një tjetër lojtar nga skuadra

Artim Pollozhani hedh në gjyq Flamurtarin. Ish-kapiteni i vlonjatëve, që në verën e vitit të kaluar u projektua si drejtor sportiv, nuk ka pritur shumë dhe i është drejtuar Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime të sigurta pranë lojtarit, por edhe në klubin vlonjat. 

Pollozani

Pollozhani mësohet se kërkon pagat e sezonit të kaluar që ka qenë pjesë e Flamurtarit. Ish-kapiteni është kontaktuar edhe nga gazeta për të mësuar më tepër rreth padisë së bërë, por nuk ka preferuar të japë një koment. 37-vjeçari është pjesë e Skënderbeut që prej muajit gusht 2019. Pas përfundimit të sezonit 2018-2019, lojtarit iu afrua nga administratori Sinan Idrizi posti i drejtorit të klubit. Por, pa nisur mirë punën, Idrizi ndërpret bashkëpunimin me të dhe trajnerin Gerd Haxhiu. Ky veprim u cilësua atëherë si një befasi nga Pollozhani. Ndërkohë, nga lojtarët e sezonit të shkuar kanë konfirmuar padinë për klubin edhe brazilianët Danilo Alvesh dhe Elton Kale, të cilët janë ankuar në FIFA.

Pas përfundimit të sezonit 2018-2019, lojtarit iu afrua nga administratori Sinan Idrizi posti i drejtorit të klubit. Por, pa nisur mirë punën, Idrizi ndërpret bashkëpunimin me të dhe trajnerin Gerd Haxhiu.

Sarris

PROBLEMET 

Përtej problemeve jashtë fushe me gjyqe të shumta dhe bllokim të merkatos nga FIFA, një shqetësim për skuadrën mbetet mungesa prej disa ditësh në stërvitje e grekut Jorgos Sarris. Fillimisht nga klubi u tha se qendërmbrojtësi grek ka pësuar një dëmtim, por fakti që ai nuk është pjesë e stërvitjes prej ditësh, ka shtuar dyshimet për një largim, për më tepër që jemi edhe në ditët e fundit të merkatos. Edhe në fundvitin e kaluar, Sarris u “zhduk” për një periudhë njëmujore, por më pas u kthye sërish në Vlorë.

Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë do të ndodhë me grekun, i cili në pjesën e parë të sezonit thuajse nuk la asnjë gjurmë. Ndërkohë, në dy ndeshjet e para të këtij viti, është vënë re edhe mungesa e sulmuesit Xhevahir Sukaj. Nuk bëhet fjalë për një largim, por nga ajo që konfirmohet, kemi të bëjmë me një dëmtim në gju të shkodranit. Kjo nuk e ka lejuar që ai të jetë i gatshëm për trajnerin Marcelo Troisi. Nuk dihet ende se sa ndeshje të tjera do të mungojë sulmuesi.

NDESHJA 

Flamurtari luan sot një ndeshje prestigji në Shkodër. Sikur të mos mjaftojnë problemet e shumta me kontingjentin e reduktuar, sot ndaj Vllaznisë trajneri Troisi nuk do të ketë në dispozicion krahas Sukajt dhe Pjeshkës, gjithashtu mbrojtësin Muçollari, i cili ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm.

Flamurtari2

Skuadra nuk ka në dispozicion asnjë qendërmbrojtës të mirëfilltë. Lajm i mirë është fakti se pas kësaj ndeshjeje do të rikthehet Pjeshka, i cili shlyen pezullimin me dy javë nga Disiplina. Në formacion sot priten të jenë Moçka në portë, Qarri, Gocaj, Nebihu dhe Kreshpa në mbrojtje, Hoxhaj, Vrapi, Rrapaj dhe Diamanti në mesfushë, si dhe Haruni e Ribaj në sulm.

ERMAL SIKA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"