EKSKLUZIVE/ Probleme me financat, Bashkia audit Tiranës. Dilema për të ardhmen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 21:26

EKSKLUZIVE/ Probleme me financat, Bashkia audit Tiranës. Dilema për të ardhmen…

Vlerësim të plotë të situatës financiare, fiskale dhe asaj ligjore të klubit”. Bashkia e Tiranës merr një hap të rëndë- sishëm për të audituar klubin bardheblu pas rikthimit në Kategorinë Superiore. Një ditë pasi Tirana zyrtarizoi për dy vitet e ardhshme trajnerin brazilian, Ze Maria, “Panorama Sport” ka arritur të zbulojë ekskluzivisht projektvendimin që bashkia ka hartuar për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit.

tIRANA

Duke pasur 34 % aksione në shoqërinë aksionere të klubit Tirana, bashkia ka menduar të miratojë financimin e 60 milionë lekëve të vjetra në formën e huas në favor të klubit, me qëllim kryerjen e një vlerësimi të plotë të situatës financiare. Klubi ka arritur të kontraktojë kompaninë audituese “Deilotten Albania” më 26 maj të vitit të kaluar, muaj kur dhe u rrë- zua për herë të parë nga Superiorja.

Tirana

Në këtë moment vjen edhe ndërhyrja e bashkisë, që do të lëvrojë fondin, në mënyrë që kompania audituese të veprojë te Tirana për një afat kohor jo më shumë se një vit. Deri në këtë pikë duket se gjithçka është normale, por pikëpyetjet janë të mëdha kur sheh projektvendimin. Bashkia e Tiranës pranon hapur se klubi ka probleme të rënda financiare. Natyrisht kjo është konfirmuar edhe së fundmi, kur rasti i borxhit ndaj ish-futbollistit të Tiranës, Gjergji Muzaka, detyroi Komisionin e Disiplinës në FSHF t’i zbriste pikë skuadrës.

DILEMAT E MËDHA PËR TË ARDHMEN Në raportin e hartuar për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, JORGIS MEMO ” sa i përket situatës në klubin bardheblu, mes të tjerave citohet: “Për shkak të gjendjes jo të mirë financiare ku ndodhet klubi, bashkia do të financojë kontratën me kompaninë audituese për të pasur një panoramë të qartë në lidhje me të ardhmen e këtij klubi dhe t’i propozojë Këshillit vendimmarrjen e duhur në lidhje me Tiranën”.

tirana

Ky paragraf mund të interpretohet në disa mënyra. Në rastin më të mirë, Bashkia e Tiranës, si aksionere me 34 %, duke synuar të bëhet faktor në përmirë- simin e situatës në klub, vendos të rrisë kapitalin e shoqërisë. Ndërsa varianti tjetër, mund të jetë që bashkia të shesë aksionet e veta dhe të rishikojë marrëveshjen me aksionerin mazhoritar, që në rastin konkret është presidenti Refik Halili. Gjithçka mbetet për t’u parë, në një situatë që duket se po rëndohet për shkak të problemeve financiare dhe gjyqeve të shumta të humbura ndër vite nga klubi me lojtarë, trajnerë, por jo vetëm.

“KOLAPS FINANCIAR”, ZBULOHET RELACIONI

Gazeta zbulon ekskluzivisht pjesë të relacionit që ka hartuar Bashkia e Tiranës për klubin dhe që do të parashtrohet në mbledhjen e radhës së Këshillit. “Bashkia Tiranë, në cilësinë e aksionerit të kësaj shoqërie, nisur nga qasja për funksionimin dhe organizimin sa më të mirë të veprimtarisë, si dhe vlerësimin objektiv të gjendjes në të cilën ndodhet, shpreh angazhimin për nënshkrimin e një marrëveshjeje financimi.

Dokument

Pas kontraktimit të kompanisë audituese më 26.05.2017 është ngarkuar administratori i klubit me qëllim ndjekjen e procedurave të nevojshme për të vlerësuar qartë situatën, në të cilën ndodhet aktualisht klubi. Në vitin 2017, bashkia i lëvroi në formën e huas një financim prej 400 milionë lekësh të vjetra klubit, me qëllim shlyerjen e një pjese të konsiderueshme të borxhit, që ishte akumuluar ndër vite si rrjedhojë e keqmenaxhimit. Kjo administratë në vitin 2015 e gjeti klubin në një kolaps financiar, për shkak të qindra urdhrave të bllokimit nga shoqëri të shumta përmbarimore.

Pjesa më e madhe ishin mospagesa lojtarësh, ndërsa si për ironi, pagesa ishin bërë vetëm për ekipin drejtues, që ishte pjesë e administratës së atëhershme. Klubi i është drejtuar bashkisë për të parashikuar fondet e nevojshme për vitin 2018. Bashkia ka si qëllim marrjen e një vendimi të drejtë për këtë shoqëri dhe pas marrjes së një raporti profesional, ku të evidentohet qartë situata në klub, bashkia do të dalë me një vendimmarrje në lidhje me pozicionimin e këtij institucioni në shoqërinë aksionere”, citohej ndër të tjera në relacionin e bashkisë për situatën ku ndodhet klubi i Tiranës.

JORGIS MEMO

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"