EKSKLUZIVE/ Pritet të largohet nga Tirana, mesfushorin e kërkojnë në Austri dhe Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2021 | 8:24

EKSKLUZIVE/ Pritet të largohet nga Tirana, mesfushorin e kërkojnë në Austri dhe Turqi

Ditë vendimtare për të ardhmen e Jurgen Çel hakës. Mesfushori mund të ndërrojë kampionat në këtë merkato vere, por me shumë mundësi gjithçka do të vendoset në javët e ardhshme. Në fakt, për mesfushorin janë disa skuadra që interesohen, duke filluar nga Rapidi i Vjenës. Këta të fundit kanë gati madje edhe një ofertë konkrete. Po kështu, disa skuadra në Turqi duan “gladiatorin” bardheblu. Në lojë prej kohësh është futur edhe Legia e Varshavës.

CELHAKA

AUSTRIAKËT – Jurgen Çelhaka ka një vit që kërkohet nga Rapidi i Vjenës dhe emri i tij është në listën e dëshirave të klubit austriak. Lajmi konfirmohet nga burime pranë klubit bardheblu. Menaxheri i lojtarit po punon që të çojë futbollistin në një skuadër të madhe dhe në skenë ka dalë Rapidi. Burime të konfirmuara bëjnë me dije se lojtari i mesit të fushës është pëlqyer nga drejtuesit e skuadrës së huaj, të cilët po e ndjekin prej kohësh. Zyrtarisht janë edhe skuadra të tjera që kërkojnë Çelhakën, por ende nuk ka një vendim zyrtar për çështjen nëse do të largohet apo jo nga Tirana. Në Kroaci, ekipe si Hajduku dhe Gorica, e kanë vite që e ndjekin.

TURQIA – Mediat shqiptare kanë nxjerrë në skenë edhe një tjetër skuadër, këtë herë në Turqi. Bëhet fjalë për Sivasporin. Kjo skuadër ka bërë një ofertë për të, duke i propozuar kontratë 4-vjeçare me 100 mijë euro në sezon dhe Tiranës 350 mijë euro për kartonin e talentit të mesfushës. Edhe Koniaspori është në lojë për shërbimet e mesfushorit, por të interesuara mund të jenë edhe ekipe të tjera. Bardheblutë kanë kohë deri pas qershorit për ta shitur si në Austri, Poloni, Kroaci apo Turqi.

MUNGESAT – Lojtari për diçka të vogël iu desh të qëndronte pushim disa muaj derisa u kthye në fushë. Më pas titullar në të gjitha sfidat e Superiores duke kthyer stabilitetin e munguar në mesfushën e Tiranës.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"