EKSKLUZIVE/ Pret ofertën e “demave”, futbollisti i Skënderbeut në kontakte me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 14:41

EKSKLUZIVE/ Pret ofertën e “demave”, futbollisti i Skënderbeut në kontakte me Partizanin

Partizani po kërkon dëshpërimisht një mbrojtës anësor.

JORGO MEKSI

Jorgo Meksi është një prej lojtarëve, që drejtuesit e të kuqve e kanë pëlqyer për të zëvendësuar largimin thuajse përfundimtar të Albion Markut.

27-vjeçari pret ofertën e “demave” dhe është gati ta shqyrtojë.

Gjithsesi, Partizani po shqyrton edhe situatat me mbrojtësit e tjerë të kontaktuar.

Ilir Allmuça është një tjetër anësor i tentuar nga të kuqtë.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"