EKSKLUZIVE/ Presidenti i Luftëtarit: Po na masakrojnë, jemi i vetmi klub që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2019 | 11:09

EKSKLUZIVE/ Presidenti i Luftëtarit: Po na masakrojnë, jemi i vetmi klub që…

Luftëtari ishte pranë një fitoreje të artë në shtëpi ndaj Laçit, por një penallti e akorduar në minutat shtesë ka ngjallur polemika të shumta. Kryesori Ferhataj drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë dhe kurbinasit e mbyllën ndeshjen me një pikë në këtë transfertë, duke shmangur humbjen.

halilaj

Mirëpo, referuar këtij episodi, ecurisë përgjatë gjithë ndeshjes, si dhe të tjerave paraardhëse, presidenti Bekim Halilaj ka shpërthyer në akuza për çfarë po i bëhet ekipit të tij si nga sektori i garave, nga arbitrat nga ndeshja në ndeshje si dhe nga kundërshtarët.

GARAT – “E mora ekipin në gjendje kome. Në momentin që skuadra jonë nisi që të funk siononte, ne marrim goditje nga të gjitha anët. Sektori i garave neve jo vetëm që na trajton si ekip të dorës së fundit, por edhe nuk na jep përgjigje. Çfarëdo që të jetë në shkresat që ne i dërgojmë, ata na diskriminojnë.

Biznesmeni-Bekim-Halilaj

Jemi i vetmi ekip që kemi 23 lojtarë, pasi nuk na lanë të merrnim futbollistë të lirë pas datës 1 shtator. Ndërkohë, dihet se sa lojtarë kanë federuar të tjerët pas kësaj date”.

KALENDARI – Shqetësimi i radhës është caktimi i ndeshjeve. “Në caktimin e datave të ndeshjeve ne jemi dëmtuar, si në rastin me Teutën. Ajo e bën ndeshjen të martën, ndërsa ne të mërkurën. Më tej, në fundjave ndeshjen tonë e caktojnë që të luhet ditën e shtunë. Pra, ekipi ynë duhet të jetë pushim vetëm të enjten, pasi të premten është udhëtimi për në Korçë. Pse nuk e lënë të dielën?”

Halilaj Dade

NDËSHKIMET – Halilaj liston gabimet në arbitrim: “Në Shkodër ishte një arbitrim skandaloz. I japin të verdhë të paqenë Donald Açkës, ju ftoj të shihni pamjet. Arsyeja? Vetëm se kishte tre kartonë dhe të plotësonte të katërtin për të mos luajtur me Laçin”.

BARAZIMI – Ai përmend padrejtësitë që u janë bërë ndaj kurbinasve. “Ndaj Laçit, jo vetëm që penalltia nuk ishte, por mes të gjithë kartonëve të verdhë, 50% e tyre janë dhënë padrejtësisht. Del trajneri i Laçit dhe deklaron se duhet të kishin marrë tri pikë. Pra, sipas tij, ishte bërë padrejtësi.

Së pari, nuk e kundërshton asnjë, as mediat. Ndoshta ai ka të drejtë sa mundet edhe që arbitrin ta kenë paguar për fitoren dhe u ka ngrënë hakun”, deklaroi për “Panorama Sport” presidenti i Luftëtarit, Bekim Halilaj.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"