EKSKLUZIVE/ Presidenti Demi: Partizani e meritoi, nuk e di nëse është fitorja e… kthesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 13:40

EKSKLUZIVE/ Presidenti Demi: Partizani e meritoi, nuk e di nëse është fitorja e… kthesës

Nëse tifozët, stafi dhe lojtarët ishin të gjithë në delir pas kësaj fitoreje “in extremis”, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për presidentin Gaz Demi. Si gjithnjë i ftohtë, asnjëherë euforik edhe kur fiton në këtë mënyrë, për “Panorama Sport” pas ndeshjes kreu i të kuqve u shpreh se pavarësisht përshtypjes që mund të japë, nuk është shumë i lumtur, por njëlloj si pas çdo ndeshjeje. Por, gjithsesi, ai mendon se e merituan këtë fitore.

gaz demi

“Nuk dukem shumë i lumtur edhe pse ju thoni kështu, por njësoj si pas çdo ndeshjeje. Ishte një fitore në momentet e fundit dhe mendoj që e merituam. Tani të shohim përpara”, u shpreh fillimisht Gaz Demi.

Në vijim të fjalës së tij, presidenti i Partizanit nuk di të thotë nëse kjo ishte fitorja e kthesës, sepse kështu ndodhi edhe ndaj Kastriotit dhe më pas barazuan me Laçin. Megjithatë, ai shpreson që të kenë një vazhdimësi.

“Nuk di të them nëse është fitorja e kthesës apo jo. Më herët ne fituam me Kastriotin dhe më pas barazuam me Laçin. Ndaj, të shohim tani dhe të shpresojmë që të kemi një vazhdimësi”, u shpreh shkurtimisht për gazetën presidenti i të kuqve.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"