EKSKLUZIVE/ Prapaskenat te Lushnja. Klubi kërkoi t’ia besonte ekipin Maganit, kryebashkiakja Sefa konfirmon në stol…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2022 | 14:46

EKSKLUZIVE/ Prapaskenat te Lushnja. Klubi kërkoi t’ia besonte ekipin Maganit, kryebashkiakja Sefa konfirmon në stol…

Pas ndeshjes së fun dit të vitit 2022, Lushnja ka mbetur pa trajner. Blerim Hasalla, që u komandua nga kryebashkiakja Eriselda Sefa si trajner, e përfundoi misionin e tij. Tashmë pritet që të emërohet pasardhësi, që do të jetë i katërti në radhë për këtë sezon. Në klub kanë ditë që po punojnë për të gjetur “timonierin” e ri dhe vështrimin e kanë hedhur po në Kategorinë e Parë.

LUSHNJA

MAGANI “Panorama Sport” mëson se në krye të listës ka qenë Gugash Magani, trajneri aktual i Besës. Drejtuesit jo vetëm që e kanë kontaktuar, por edhe i kanë bërë ofertë.

Bisedimet kanë qenë të avancuara midis palëve, por mund të themi që akordi nuk erdhi kurrë. Të paktën për momentin, pasi situatat edhe mund të përmbysen.

MAGANI 1

KRYEBASHKIAKJA Gazeta u mundua që të thellohet pak më shumë te kjo pistë dhe për këtë shkak kontaktoi me vetë kryebashkiaken Eriselda Sefa.

E pyetur konkretisht nëse është ende kandidat peqinasi për stolin, presidentja tha: “Vazhdoj të kem Hasallën trajner…”.

Pas fitores me Orikun, vetë Blerim Hasalla deklaroi se e përmbushi misionin që i kishte dhënë e para e Bashkisë Lushnjë, e megjithatë gjithçka mund të ndryshojë. Nëse në klub nuk zgjedhin një tjetër trajner, stoli mund t’i mbetet sërish atij.

Blerim Hasalla duke lexuar “Panorama Sport

Blerim Hasalla
duke lexuar
“Panorama Sport

AXHENDA 46-vjeçari i dha skuadrës 4 ditë pushim. Sot në mesditë, Lushnja do të dalë sërish në terren. Seancat stërvitore do të vijojnë deri në datën 29 dhjetor.

Pas kësaj date do të nisin pushimet e fundvitit, me shpresën që 4 janari t’i gjejë jo vetëm me një trajner të ri në pankinë, por edhe me zhvillime në merkato.

Një javë para mbylljes së fazës së parë, Lushnja ndodhet në vendin e 10-të ose në zonën “play out” me vetëm dy pikë më shumë se vendi i fundit.

Edhe për vitin 2023 do të jetë një buxhet i konsiderueshëm për futbollin, që njësoj si më parë është në kuotën e 40 milionë lekëve, si subvencionim që jep njësia vendore për selinë e verdhejeshilëve.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"