EKSKLUZIVE / Prapaskenat e Ilir Dajës në Kosovë, ja situata me ish-trajnerin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2022 | 14:01

EKSKLUZIVE / Prapaskenat e Ilir Dajës në Kosovë, ja situata me ish-trajnerin e Partizanit

Ilir Daja duket se do të ketë Kosovën si etapën e radhës të karrierës së tij. Trajneri kryeqytetas është gati të provojë për herë të parë një eksperiencë jashtë Shqipërisë dhe brenda ditës së sotme pritet të firmosë në kampionatin kosovar.

Ilir Daja

 

Trajneri i cili u largua nga Partizani vetëm një javë më parë, ka nisur që në ditët e fundit të dhjetorit kontaktet me klubin e Ballkanit dhe sipas asaj që ka mësuar “Panorama Sport”, palët janë parimisht dakord për fillimin e bashkëpunimit. Klubi nga Suhareka është në kërkim të një trajneri gjithashtu dhe sheh te Daja alternativën më të mirë të mundshme duke llogaritur eksperiencën e tij.

Ai ka udhëtuar sot drejt Kosovës për të negociuar kushtet përfundimtare të kontratës së tij dhe për të hedhur të zezë mbi të bardhë e nisur bashkëpunimin me klubin e Ballkanit. Edhe atje Dajën e pret një detyrë jo e lehtë, pasi klubi ka si objektiv titullin kampion të cilin e ndjek prej disa sezonesh.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"