EKSKLUZIVE/ Portieri i Vllaznisë “hap merkaton”: Më kanë telefonuar, por tani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 19:42

EKSKLUZIVE/ Portieri i Vllaznisë “hap merkaton”: Më kanë telefonuar, por tani…

 

Alen Sherri humbi vendin e titullarit në portën e Vllaznisë pas një goli të pësuar në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Tiranës më 7 shkurt në stadiumin “Loro Boriçi”. Nga java e parë deri në të 21-ën ai luajti në të gjitha ndeshjet, duke pasur një minutazh të plotë. Më pas në vend të Sherrit trajneri Jonuz i besoi maqedonasit Andreja Efremov, i cili është aktivizuar në katër ndeshjet e fundit.

Alen Sherri

Megjithatë, kjo nuk e ka dekurajuar portierin shkodran, i cili edhe në këto ditë të vështira, vazhdon stërvitjen individuale. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, 22-vjeçari pranon se në këtë periudhë ka pasur telefonata nga disa klube, por pa dhënë emra. Megjithatë, mendohet se një prej skuadrave që interesohet më shumë është pikërisht Tirana.

Alen, çfarë po bën në këto ditë ngujimi për të gjithë në Shqipëri?

Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë, por shpresoj që të kalojë sa më shpëjt. Në Shkodër ndoshta për disa kjo situatë nuk është marrë aq seriozosht, edhe pse në vendin tonë fatmirësisht virusi nuk është përhapur në përmasa të mëdha. Gjithsesi, duhet kujdes i madh nga të gjithë. Duhet që të reduktojmë lëvizjet në këto momente, sepse është shumë e rëndësishme. Unë i zbatoj të gjitha rregullat.

Sherri

Po stërviteni individualisht?

Unë po stërvitem ŕregullisht. Futbolli për të gjithë sportistët ka një ligj të pashkruar: “po e le një ditë, të lë një javë. Po e le një javë, të lë një muaj…”. Me aq mundësi sa kam, me një apo dy seanca në ditë, mundohem të mbaj trupin në formë. Megjithatë, asnjëherë këto stërvitje që bëjmë nuk janë si ato në grup me skuadrën. Kjo situatë po ndikon për keq tek të gjitha ekipet. Ndryshe nga profesionet e tjera, ky i yni nuk mund të kalohet pa stërvitje.

Alen Sherri Vllaznia

Gjatë kësaj periudhe pushimi keni patur ndonjë ofertë konkrete për të ardhmen?

Sot futbolli është në plan të dytë. Familja është e para dhe fatmirësisht jam pranë saj. Megjithatë, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, të them të drejtën kam patur oferta ose më saktë disa telefonata konkrete nga klube të ndryshme. Por, kjo është një periudhë që kam kohën e duhur për ta parë me qetësi dhe për të reflektuar mbi të ardhmen. Nuk është ky momenti të vendos.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"