EKSKLUZIVE/ Polemikat për Tirana-Tomori në vitin 2000, flet babai i ish-presidentit të vrarë, Adrian Çobo: Ja kush janë fajtorët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 23:37

EKSKLUZIVE/ Polemikat për Tirana-Tomori në vitin 2000, flet babai i ish-presidentit të vrarë, Adrian Çobo: Ja kush janë fajtorët…

Refat Çobo, babai i ish-presidentit të ndjerë të Tomorit, Adrian Çobo, i është bashkuar debatit për titullin e sezonit 1999-2000. 20 vite pas ndarjes nga jeta të djalit të tij, Çobo rrëfehet për herë të parë për një media që nga koha kur i biri humbi jetën pas ndeshjes Partizani-Tomori 0-1, më 13 maj të vitit 2000 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Cobo Blater

Refat Çobo dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater

Ai tregon ekskluzivisht për “Panorama Sport” detaje të pathëna më parë. Çobo flet për një bisedë të zhvilluar në telefon para finales Tirana-Tomori në Elbasan midis tij dhe Besnik Çelës, ndërsa tregon edhe se kush është fajtor për humbjen e titullit. Çfarë dyshimesh ka ai për FSHF-në e asaj kohe dhe cilin akuzon për dhunë…?

Tomori Cobo

I ndjeri Adrian Çobo dhe disa nga ish-lojtarët e Tomorit në vitin 1999

Në rrëfimin e tij, ai hedh dritë për ngjarjen me arbitrin Bujar Pregja, që sipas ish-shefit të klubit të Tiranës, Sulejman Mema, është dhunuar në Berat. Për këto, por jo vetëm, Refat Çobo vjen në një rrëfim të jashtëzakonshëm në këtë muaj përkujtimor të ndarjes nga jeta të djalit të tij, Adrianit. ”Ëndrra vazhdon, do ta çojmë deri në fund amanetin e Adrit”, ka thënë ndër të tjera gjatë intervistës babai i ish-presidentit beratas.

Nesër (e martë 12 maj) në të gjitha pikat e shitjes së “Panorama Sport” në Shqipëri do të lexoni rrëfimin e plotë të zotit Çobo.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"