EKSKLUZIVE/ Polemikat për Çinarin, Burba replikon me Olsi Ramën: Po eklipsohen problemet e sezonit të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 20:35

EKSKLUZIVE/ Polemikat për Çinarin, Burba replikon me Olsi Ramën: Po eklipsohen problemet e sezonit të fundit

Çështja “Çinari” mbetet një plagë e hapur për Partizanin, ndaj deri kur të dalë vendimi përfundimtar i gjyqit të ngritur në KAS, ky rast do të prodhojë lajme dhe polemika si brenda dhe jashtë familjes së kuqe.

DBD41D7A-9374-455D-BF5A-5A93241F3D55

Ka qenë drejtori i përgjithshëm Olsi Rama që të hënën deklaroi se klubi mund të kishte bërë më shumë në aspektin juridik për t’i bërë ballë dënimit. Për të marrë një opinion, si dhe për të mësuar se ku çaloi mbrojtja e Partizanit në aspektin juridik, “Panorama Sport” kontaktoi sekretarin e përgjithshëm, njëkohësisht jurist i klubit, Gerald Burba.

Si personi përgjegjës i anës juridike në klub, gazeta i kërkoi sekretarit Burba një sqarim për deklaratën e drejtorit, ku thuhej se duhej bërë një punë më e mirë juridike, si dhe përse Partizani është në këtë situatë për sa i përket bllokimit të merkatos. Ja përgjigjja e Burbës në lidhje me polemikën e hapur nga drejtori Rama:

ARSYETIMI I DREJTORIT – “E ndoqa në tërësi dhe me interes drejtorin Rama në emisionin sportiv të së hënës në mbrëmje, veçanërisht për pjesën kur foli në lidhje me problemin e merkatos dhe arsyet se përse KAS nuk e pranoi kërkesën tonë për zhbllokimin e saj deri në përfundim të gjyqit në Arbitrazhin Sportiv të Lozanës. Nuk kam sqarim të ndryshëm nga sa tha drejtori, sepse ajo që deklaroi ai është e saktë dhe nuk lë vend për diskutime të tjera dhe të panevojshme, të cilat mund të nxiten nga media të caktuara në të tilla raste në dëm të klubit.

Presidenti i Partizanit Gaz Demi dhe Olsi Rama, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Skenderbeu i Korces, 1-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane.	/r/n/r/nPartizani's President Gaz Demi dhe Olsi Rama during the Albanian Super League football match Partizani-Skenderbeu of Korca, 1-1, at the Qemal Stafa stadium in Tirana.

Me drejtorin Rama deri më tani kam pasur marrëdhënie korrekte dhe komunikojmë vazhdimisht për problemet që lidhen me klubin dhe në të mirë të punës”.

SHPJEGIM I ZGJERUAR – “Nëse do të duhej një shpjegim më i zgjeruar rreth asaj deklarate, mund të thosha se drejtori ka të drejtë kur thotë se mbase duhej punuar edhe më shumë për të pasur prova të mjaftueshme, të cilat më tej të paraqiteshin përpara presidentit të Divizionit të Apelit në KAS, në mënyrë që të faktohej se klubit i shkaktohej dëm nga vijimi i bllokimit të merkatos deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Megjithatë, të gjitha argumentet dhe provat që kishim në dispozicion deri më datën 25 korrik, kur u depozitua apeli ynë së bashku me kërkesën për zhbllokimin e merkatos, i janë vënë në dispozicion KAS-it. Për pjesën e elementeve të paraqitur nga ana jonë, në funksion të argumentimit në mënyrë shteruese të dëmeve që i shkaktoheshin klubit tonë nga ky bllokim i merkatos, mundësive të mëdha të fitimit të gjyqit dhe moscenimit të balancës së interesave për klubin kroat NK Istra dhe FIFA, mendoj se është bërë një punë shumë e mirë nga ne.

Por, në vlerësimin e KAS-it, klubi duhet të paraqiste domosdoshmërisht dokumente të tilla si parakontrata apo kontrata transferimi lojtarësh (blerje kartoni apo huazim lojtari), të lidhura përpara datës 13 korrik 2020, ditën kur është komunikuar vendimi i FIFA-s, në mënyrë që të vërtetohej ekzistenca e një dëmi potencial nga bllokimi i merkatos”.

Cinari Partizani festa

MANGËSIA E PROVAVE NË KAS – Zyra juridike e klubit këto dokumente nuk i ka pasur në dispozicion dhe s’ka pasur se çfarë të paraqesë në KAS, pasi siç e dini sesioni aktual i transferimeve është çelur më datë 20 korrik 2020, kampionati ka qenë në vijim e sipër dhe deri në ato momente nuk kemi pasur asnjë negociatë zyrtare apo marrëveshje që të provonte afrimin e lojtarëve të rinj apo të provonte dështimin e negociatave për rinovimin e lojtarëve në skadencë.

Pra, KAS në arsyetimin e vet final ka vlerësuar se klubi ynë ka pasur mundësinë dhe kohën e mjaftueshme që duke ruajtur organikën e sezonit 2019-2020 të mund të vijonte i padëmtuar nga ana sportive sezonin e ardhshëm”.

partizani

PËRGJEGJËSIA DHE EKLIPSIMI – “Për sa u përket përgjegjësive se përse klubi ndodhet në kushtet e bllokimit të merkatos nga FIFA për shkak të transferimit të lojtarit Çinari, besoj se kjo është një çështje e qartë si kristali për drejtuesit e klubit dhe duke qenë e tillë, nuk ekziston asnjë debat apo konflikt i brendshëm.

Ndoshta do të duhej të bëhej një punë më e mirë në sqarimin e opinionit publik dhe tifozëve tanë për arsyen se si erdhëm deri te ky dënim nga FIFA, i cili duhet thënë se dashur pa dashur ka eklipsuar çdo problem tjetër të klubit, veçanërisht ato që lidhen me sezonin që lamë pas.

Megjithatë, edhe nëse kjo faturë përgjegjësie është lënë të më bashkëlidhet mua, siç ka ndodhur në dy muajt e fundit, nëpër forume apo media të ndryshme, e rëndësishme dhe më kryesore për mua është që klubi të vijojë punën për të bërë maksimumin e mundshëm për sezonin e ardhshëm, pa lënë mënjanë edhe synimin për fitimin e gjyqit në KAS përpara sesionit të ardhshëm të merkatos”, përfundoi sqarimin e tij sekretari i përgjithshëm i Partizanit, Gerald Burba, për “Panorama Sport”.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"