EKSKLUZIVE/ “Po shkruaj një libër”, Pejiç: Kukësi kthehet shpejt, surprizë do të jetë Vllaznia (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 14:39

EKSKLUZIVE/ “Po shkruaj një libër”, Pejiç: Kukësi kthehet shpejt, surprizë do të jetë Vllaznia (E PLOTË)

Kampion me Dinamon, Skënderbeun dhe Kukësin në kampionatin shqiptar. Pero Pejiç është pa dyshim sulmuesi më i mirë i huaj që ka luajtur në Superiore në 20 vitet e fundit. Ish-golashënuesi më i mirë i kampionatit, në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, ka folur për futbollin shqiptar, veten dhe planin që ka tashmë si trajner. 37-vjeçari ka zbuluar se po shkuan një libër për karrierën e tij.
Pejic-gol-Partizanit-470x313
Pero, çfarë po bëni që pas lënies së futbollit?
Këtë kohë e kam shfrytëzuar për të studiuar mbi trajningun. Jam pajisur me licencat përkatëse dhe tashmë po bashkëpunoj me një emër të madh në Kroaci. Gjithashtu, po shkruaj një libër mbi karrierën dhe eksperiencat e mia në futbollin profesionist. Shumë shpejt do të shkoj në Gjermani ose Itali për të punuar me një trajner të madh kroat, por që nuk dua t’ia zbuloj emrin për momentin.

Sa e keni ndjekur kampionatin shqiptar në vitet e fundit dhe cilët janë ata persona me të cilët mbani më tepër lidhje në vendin tonë?
Patjetër që e kam ndjekur kur më është dhënë mundësia, pasi kam qenë shumë i angazhuar me punë dhe me familjen gjithashtu. Lidhje mbaj me disa njerëz prej të cilëve unë jam respektuar kur kam qenë në Shqipëri dhe vazhdoj t’i kem miq. Disa prej tyre janë te Kukësi.

Te Kukësi janë larguar të gjithë bashkëkohësit tuaj, përveç Rrahman Hallaçit, që tashmë është zv.trajner. Si e keni parë ecurinë e kësaj skuadre?
Po, është e vërtetë që shumë lojtarë apo bashkëkohës të mi janë larguar, por mund të rikthehen sërish. Shumë prej nesh jemi në proces zhvillimi e sipër për t’u bërë trajner. Në një të ardhme afatgjatë mund të rikthehen ish-lojtarë. Duhet të jesh si një familje dhe kur ke punuar te Kukësi, kjo gjë është e ditur. Është shumë e rëndësishme që atmosfera trajner-lojtar dhe e kundërta të jetë shumë pozitive, e secili ta ndiejë, respektojë e dojë njëri-tjetrin tamam si një familje e bashkuar. Sa për ecurinë, është vetëm fillimi dhe duhet parë në vijim. Shumëkush duhet ta kuptojë që klubi i Kukësit është një klub elitar në Shqipëri, i cili i ka dhënë tonin në këto 10 vite kampionatit. Është një fanellë e rëndësishme dhe lojtarët duhet ta kuptojnë këtë gjë.

Tashmë drejtohen nga Skënder Gega. Vijnë nga dy humbje në kampionat dhe sot do të luajnë në Durrës…?
Është fakt që Kukësi e ka nisur keq, por jam i bindur që do të rikthehen shpejt. Kukësi ka mentalitet fituesi dhe as këtë sezon nuk do të ndryshojë gjë, edhe pse shumë futbollistë janë larguar e të tjerë kanë ardhur. Me Teutën është e vështirë, por kam përshtypjen që do të marrin rezultat pozitiv.

Me aq sa keni parë, cili ekip mendoni se mund ta fitojë titullin këtë sezon?                                 Realisht është shumë shpejt të flasësh për titull, kur kampionati ka vetëm dy javë që ka nisur. Skuadra të forta ka, por është shumë herët për të përcaktuar fituesin. Tirana, Partizani, Laçi, Teuta dhe Kukësi janë skuadra të forta. Gjithsesi, edhe ekipet e tjera nuk kanë shumë diferenca. Vllaznia ka ekip simpatik dhe mund të bëjë surprizën.

Nëse do të ktheheshit në Shqipëri si trajner, te cili ekip keni qejf të nisni punë?                      Shiko, unë kam luajtur në të gjitha klubet elitare e më të mëdha në Shqipëri. Kam fituar gjithçka dhe në të gjitha është mirë të punosh, por unë nëse do të zgjidhja, pa dyshim do të shkoja te Kukësi.

Si i shikoni sulmuesit në Superiore, a ka ndonjë që është në nivelin tuja apo të kohës kur ju ishit me Xhafajn, Sinanin etj…?                                                                                                               Ne pamë në sezonin e fundit disa sulmues që shënuan mbi 20 gola. Ka edhe tani sulmues interesantë dhe të fortë, por s’po përmend emra. Ndërsa emrat që ju përmendët i kanë dhënë provat për vite me radhë. Shpresoj që disa që po luajnë tani t’u ngjajnë sadopak.

SKERDILAID SULOZEQI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"