EKSKLUZIVE/ Po diskutohen detajet e fundit, Dejvi Bregu qëndron në Superiore. Ja ku do të luajë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 23:59

EKSKLUZIVE/ Po diskutohen detajet e fundit, Dejvi Bregu qëndron në Superiore. Ja ku do të luajë

Teuta mund të mbyllë merkaton me Dejvi Bregun. “Panorama Sport” ka paralajmëruar prej ditësh që vlonjati dhe drejtuesit e klubit durrsak janë në bisedime të avancuara dhe akordi tashmë duket më afër se kurrë.

dejvi bregu

Burime të sigurta i treguan dje gazetës se palët po negociojnë detajet e fundit dhe vetëm në rast të ndonjë të papriture në momentet e fundit mund të “prishet” marrëveshja.

Ndërkohë, nga lojtarët që stërviten me Teutën, në ditët e fundit ka munguar mesfushori i ardhur nga Iliria, Ledjon Xhymerti. Duket se lojtari nuk e ka bindur stafin dhe është larguar përfundimisht nga blutë për të vazhduar karrierën në një skuadër tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"