EKSKLUZIVE/ Plas te Kamza, presidenti Qarri pezullon “gjysmën” e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 16:53

EKSKLUZIVE/ Plas te Kamza, presidenti Qarri pezullon “gjysmën” e skuadrës

Kamza po kalon një moment kritik dhe pas paralajmërimit të presidentit Naim Qarri, se në rast rezultati negativ edhe në Korçë do të merreshin masa, tashmë bëhet realitet. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se vetëm pak minuta më parë, kur skuadra nisi stërvitjen, kreu i klubit u ka komunikuar pezullimin pa afat me motivacionin: “mungesë impenjimi” lojtarëve Nuredin Orelesi, Klaudio Bonani, Nestor Martinena, Xhulio Mehmeti dhe Ognjen Roloviç.

Kamza

Të pestë konsiderohen titullarë te Kamza dhe drejtuesit kanë pritur më tepër nga ata në këtë fazë të parë. Në fakt, vetëm malazezi Roloviç e ka justifikuar me dy gola, ndërsa argjentinasi Martinena ende s’ka shënuar këtë kampionat. Ndeshja me Tiranën pritet të jetë shansi i fundit jo vetëm për lojtarët, por me shumë mundësi edhe për stafin teknik.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"