EKSKLUZIVE/ Plas te Besa, skuadra kavajase bojkoton stërvitjen. Ja arsyeja …

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 22:32

Besa FB Kategoria e pare LAJMI KRYESOR Të fundit

EKSKLUZIVE/ Plas te Besa, skuadra kavajase bojkoton stërvitjen. Ja arsyeja …

Situatë kaotike te Besa, në prag të ndeshjes delikate ndaj Apolonisë. Skuadra kavajase ka bojkotuar stërvitjen pasi futbollistët dhe stafi teknik kanë disa muaj pa u paguar.

besa

Skuadra duhet të paraqitej në stërvitje në orën 13:00, por për shkak krizës financiare e cila po kalonte çdo kufij, futbollistët dhe stafi teknik, e panë të arsyeshme, të mos dilnin në stërvitje, me shpresën që kjo situatë kaotike do të zgjidhet sa më shpejt.

Kjo nuk është hera e parë që klubet shqiptare, kanë problem me financa. Kujtojmë që në një situatë të ngjashme janë edhe disa nga klubet e Superiores, të cilat kanë muaj pa u paguar.

bizhdili magani

Në orët në vijim, pritet reagimi i presidentit të Besës, Nexhat Bizhdili, në lidhje me këtë situatë. Për sa i përket klasifikimit, kavajasit ndodhen në vendin e 4-t. teksa në 15 javë kanë arritur të sigurojnë 24 pikë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com