EKSKLUZIVE/ Plas një ditë pas derbit te Partizani, zbulohet debati mes Dajës dhe Kotes. Ja çfarë ndodhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 8:30

EKSKLUZIVE/ Plas një ditë pas derbit te Partizani, zbulohet debati mes Dajës dhe Kotes. Ja çfarë ndodhi

Partizani është në një moment jo. Pas star tit për t’u harruar në këtë edicion të Superiores dhe humbjes në derbi, tani ka edhe përplasje. Pas disfatës kundër Tiranës, stafi teknik i Partizanit nisi përgatitjet për sfidën kundër Egnatias, e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore. E, menjëherë në seancën e parë stërvitore pas derbit ka pasur sherr mes trajnerit të ekipit, Ilir Daja, dhe mesfushorit të “demave”, Kristi Kote.

pjimage (67)

PRAPASKENAT

Menjëherë pas përfundimit të derbit, Ilir Daja foli për mediat, ku u pa qartë i tensionuar dhe i acaruar me vendimet e arbitrit kryesor të sfidës, Eldorjan Hamitaj. Daja shkoi deri aty sa u shpreh për mediat se do t’i kërkojë klubit që të çojë kërkesë në instancat përkatëse, që Hamiti të mos arbitrojë më ndeshjet e Partizanit. Ky acarim i trajnerit Daja duket se është mbartur dhe nuk është lënë pas.

Jo vetëm humbja në derbi, por edhe shumë faktorë të tjerë, si starti jo i mirë dhe mungesa e fitores së parë kanë akumuluar presionin te trajneri i të kuqve, stoli i të cilit ka filluar të lëkundet. Kjo situatë aspak e qetë është transmetuar edhe në seancën e djeshme stërvitore. Daja ka pasur një debat me mesfushorin Kote, i cili në shpërthim e sipër ka replikuar me trajnerin e tij dhe është larguar nga stërvitja.

Mësohet se Kote i ka thënë Dajës: “Sa keq është kur respektin ta marrin për dobësi”. Kjo fjali e mesfushorit nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i “demave”, i cili e ka urdhëruar lojtarin të largohet. Më pas, mësohet të jetë thënë nga Daja: “Lojtar ky, lojtar si ky kam treçerekun këtu!” Një situatë aspak e mirë e krijuar së fundmi te Partizani, gjë që po del në pah nga dita në ditë.

E ARDHMJA

Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me mesfushorin Kristi Kote mbetet për t’u parë. 23-vjeçari është një lojtar premtues dhe që luajti shumë herë edhe sezonin e shkuar nën urdhrat e trajnerit Daja, pavarësisht moshës së re. Por në këtë sezon, Kote nuk ka figuruar aspak, për shkak të alternativave në mesfushë. Mesfushori është çuar tek ekipi U-21 për të luajtur, aty ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit dhe ka shënuar disa herë.

Kote është një produkt i akademisë së Skënderbeut dhe trajneri Daja shpeshherë ka folur me superlativa për mëngjarashin. Kontrata 3- vjeçare e Kotes me Partizanin skadon në fund të sezonit dhe në rast se kjo situatë mes tij dhe trajnerit Daja zgjidhet, atëherë klubi mund të shikojë alternativën që ta shesë në verë apo ta huazojë. Por, me rezultatet e fundit, edhe trajneri Daja është në rrezik për t’u larguar. Për momentin, asgjë nuk është e qartë se si do të shkojnë gjërat.

VERONIK ISTREFAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"