EKSKLUZIVE/ “Plagoset” Partizani, 4 lojtarë të “demave” me probleme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 14:43

EKSKLUZIVE/ “Plagoset” Partizani, 4 lojtarë të “demave” me probleme

Problemet fizike kthehen në shqetësim për Parti zanin. Skuadra e kuqe në këtë sezon ka qenë vazhdimisht “e plagosur” dhe ky ka qenë një nga shkaqet përse të kuqtë kanë shfaqur kaq shumë oshilacione dhe nuk kanë mundur ta “vrasin” garën për titullin kampion.

telushi partizani

“Demat” i presin 10 ndeshje jashtëzakonisht të vështira, që kërkojnë të gjithë “batalionin” e Kolelës.

Gjithsesi, në stërvitjen e djeshme, të kuqtë janë përballur me probleme, pasi tre lojtarë nuk janë stërvitur në ritmin e duhur dhe një titullar i rëndësishëm nuk e ka prekur fushën.

RRAPAJ – Vlonjati ditën e djeshme ishte i pranishëm në stadiumin e të kuqve, por nuk u stërvit dhe e pa stërvitjen nga pankina. Nga klubi i kuq bëjnë me dije se 21- vjeçari ka reklamuar një dhimbje të barkut. Ditën e djeshme ai ua bërë me dije mjekëve këtë problem shëndetësor.

rrapaj

Dyshimet e para janë për një virozë të momentit dhe trajneri Kolela dhe stafi i tij nuk kanë vendosur ta sforcojnë për të shmangur ndonjë efekt negativ në shëndetin e të riut.

Sot ndaj Luzit ai pritet të lihet pushim, ndërkohë që me siguri nesër do të kthehet në stërvitje. Jemi katër ditë larg sfidës me Teutën dhe pritet që në atë përballje të rëndësishme Rrapaj të jetë në fushë.

MENISH – Sllovaku gjithashtu u stërvit i veçuar. Mësohet se ai ka pësuar një goditje në kavilje dhe do t’i duhen pak ditë kohë që të rikuperohet.

MENISH

Situata e tij do të shihet në ditët në vijim, teksa nuk është e sigurt nëse do të jetë i gatshëm për sfidën me Teutën. Situata e mbrojtësit të qendrës do të shihet në vijim.

Nga ana tjetër vijon me ritme të kënaqshme rikuperimi i Telushit dhe Magetit, të cilët dje u stërvitën thuajse me ritëm maksimal. Siç dihet, prej ditësh mungojnë Matondo, Hadroj, Preka dhe Buxhelaj, të impenjuar me kombëtaret.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"