EKSKLUZIVE/ “Pi birra dhe nuk vjen në stërvitje”, futbollisti merr në “qafë” Laçin, zbulohet biseda me presidentin Laska (DOKUMENTI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2022 | 22:59

EKSKLUZIVE/ “Pi birra dhe nuk vjen në stërvitje”, futbollisti merr në “qafë” Laçin, zbulohet biseda me presidentin Laska (DOKUMENTI)

Lukas Ramos de Oliveira është futbollisti brazilian që ka marrë në “qafë” Laçin, pasi ka fituar gjyqin në FIFA me klubin kurbinas, për mosmarrëveshjet që lindën para një viti.

LUKAS RAMOS

Më 16 shkurt 2022 është zhvilluar gjyqi, ku palë kanë qenë futbollisti brazilian, klubi i Laçit, por edhe klubi i Verias në Greqi, ku u transferua vjet Ramos.

Sipas vendimit final të marrë nga gjyqtarët, Ramosit i është dhënë pjesërisht e drejtë, duke rrëzuar pretendimet e Laçit.

Në vendim thuhet se Laçi duhet t’i paguajë lojtarit 7500 euro bruto si shpërblim tremujor i papaguar, plus 5% interes.

Ndërkohë, Laçi duhet t’i paguajë brazilianit edhe 24,332.5 euro bruto si kompensim për shkeljen e kontratës pa shkak, plus 5% interesi. Nga 11 gushti 2021 deri në datën e pagesës efektive.

Pra, në total janë afërsisht rreth 32 mijë euro bruto plus 5% të interesit.

PASHK LASKA

Sipas vendimit Laçi nuk mund të regjistrojë lojtarë në merkato derisa të bëjë pagesën në llogarinë e Ramosit, maksimumi i penalitetit është tri sesione.

Gjithsesi, ky kusht është në dorë të brazilianit, që aplikohet po u ankua për mospagesë.

Më 7 gusht 2020 Ramos firmosi për dy vite me Laçin për 1750 euro pagë bruto në muaj, 750 euro si “dietë sportive” në muaj, si dhe 9 mijë si tarifë fillestare e firmosjes së kontratës.

284362597_546889757022912_920000478524136334_n (1)

284481182_335556768735305_4174253106655401677_n (1)Faksimile e vendimit të FIFA-s për gjyqin mes Laçit dhe Ramosit

Në gjyq janë pasqyruar me detaje edhe përplasjet, kushtet kontraktuale dhe penalizuese.

Madje, në proces ka dalë edhe një falsifikim firme për një shumë të pretenduar të paguar, ku firma e paraqitur nuk përkonte me firmën origjinale të brazilianit.

Në proces Laçi ka pasur ankesa edhe për Verian, klubi ku Ramos firmosi vjet në gusht për një rrogë mujore 726 euro.

Laçi ka kërkuar në proces 64 mijë euro dëmshpërblim nga lojtari sipas kushteve penalizuese të kontratës dhe prishjes së saj, si dhe firmosjes te klubi grek, ku kërkohet që Veria duhet të mbajë përgjegjësi solidare.

284625798_389933619818472_4253231150927510429_n (1)Faksimile e komunikimit të presidentit të Laçit me ishtrajnerin Troisi, pasqyruar në procesin gjyqësor në FIFA

Interesante në procesin e shqyrtuar nga FIFA ishte korrespondenca e detajuar mes presidentit të Laçit Pashk Laska dhe ish-trajnerit brazilian të Laçit, Marcelo Toisi, pa dyshim në rolin e menaxherit të Ramosit, ndërmjet datave 7 dhe 8 gusht 2021.

Mesazhet janë sipas regjistrimit që palët i kanë bërë njëri-tjetrit në telefon, ku ish-trajneri e ka regjistruar presidentin Pashk Laska si Pasko Presi Laci.

Ja mesazhet e shkëmbyera mes presidentit Laska dhe Troisit të pasqyruara në dosjen gjyqësore:

Ora 20:40, 07/08/2021

Marcello Troisi: President, ti i ke thënë Lukasit se nuk do ta paguash, sepse është shumë i dobët fizikisht, si mund të qëndrojë atje pa rrogë?

20:58, 07/08/2021

Pashk Laska: Si mendoni se duke qëndruar 2 muaj e gjysmë pushim absolut pa asnjë ditë stërvitje dhe do të marrë para pa i shërbyer ekipit

20:59, 07/08/2021

Pashk Laska: Ka bërë dy teste, sipas trajnerit ai s’ka kapur as normat e një 15- vjeçari.

21:00, 07/08/2021

Pashk Laska: Në ditën e parë të testit, që isha edhe unë, ka bërë 2000 metra për 12 minuta, si ju duket?

21:02, 07/08/2021

Pashk Laska: Kur të bëhet për ndeshje do të paguhet, sepse është rehat duke pirë birrë në Brazil dhe më pas ka kërkuar rrogë me trajnim zero.

21:03, 07/08/2021

Marcello Troisi: Çfarë do të bësh me Lucas Ramos?

21:03, 07/08/2021

Pashk Laska: A lexove se çfarë kam shkruar?

21:04, 07/08/2021

Pashk Laska: E kupton?

21:04, 07/08/2021

Pashk Laska: ??

21:04, 07/08/2021

Marcelo Troisi: Po.

21:04, 07/08/2021

Pashk Laska: Si mendoni?

21:04, 07/08/2021

Marcello Troisi: Por cili është vendimi juaj?

21:05, 07/08/2021

Pashk Laska: Të stërvitemi shumë mirë.

21:05, 07/08/2021

Pashk Laska: Kur ta bindë trajnerin se është gati, ai do të paguhet.

21:08, 07/08/2021

Marcello Troisi: Ok president.

21:16, 07/08/2021

Pashk Laska: Si mendoni nëse do të ishit në vendin tim?

21:16, 07/08/2021

Pashk Laska: 2000 metra për 12 minuta.

21:17, 07/08/2021

Pashk Laska: Është skandal edhe ju e bëni më shpejt.

21:18, 07/08/2021

Pashk Laska: Ju e dini mirë në kontratë nuk ka as stërvitje dhe as ushqim.

[21:18, 07/08/2021]

Pashk Laska: Edhe nga shtëpia që është larguar, mora vesh se nuk ka paguar pronarin.

21:19, 07/08/2021

Pashk Laska: Lekët…

21:20, 07/08/2021

Pashk Laska: Zotëri, a paguhet një sportist me këto parametra?

21:22, 07/08/2021

Marcello Troisi: President nuk e kuptoj kur nuk doni ta paguani dhe mbani në klub, pse nuk e largoni?

21:23, 07/08/2021

Pashk Laska: Keni logjikë?

21:24, 07/08/2021

Pashk Laska: Të paguash lojtarin që thyen të gjitha rregullat e një klubi?

21:25, 07/08/2021

Pashk Laska: Rri 2 muaj e gjysmë pa arsye.

21:25, 07/08/2021

Pashk Laska: Dhe unë ta paguaj?

21:25, 07/08/2021

Pashk Laska: Keni pak logjikë?

21:26, 07/08/2021

Marcello Troisi: Ok president, nuk jam dakord, sportisti punon dhe ka një kontratë që duhet paguar, por bëni çfarë të doni…

21:26, 07/08/2021

Pashk Laska: Ai është në aktivitet me skuadër braziliane

/ 21:26, 07/08/2021

Pashk Laska: Dhe unë t’iu paguaj ju?

21:27, 07/08/2021

Pashk Laska: Për ty, sido që të jetë…

21:27, 07/08/2021

Pashk Laska: E drejta.

21:27, 07/08/2021

Marcello Troisi: Nuk e kuptova….

21:27, 07/08/2021

Pashk Laska: Për ty, sido që të jetë

21:27, 07/08/2021

Marcello Troisi: Ok president, faleminderit!

21:28, 07/08/2021

Pashk Laska: Truri funksionon?

21:28, 07/08/2021

Pashk Laska: Apo e ke fikur?

21:29, 07/08/2021

Pashk Laska: Ti pi birrë.

21:30, 07/08/2021

Pashk Laska:

Cila është puna juaj?

21:30, 07/08/2021

Pashk Laska: Mund të më ktheni një përgjigje?

21:32, 07/08/2021

Marcello Troisi: Ai shkoi në Brazil sepse nuk e donit më si lojtar, edhe rrobat i ka marrë, çfarë doje të bënte? Si do të qëndronte atje pa shtëpi, ushqim. Edhe në ndeshjen e fundit Dario më shkroi duke thënë se nuk kishit më nevojë për të luajtur për Laçin.

21:45, 07/08/2021

Pashk Laska: Lërini komunikimet me mesazhe, është në kontratë dhe nuk i tha njeri që nuk është pjesë e Laçit.

21:46, 07/08/2021

Pashk Laska: Prandaj nuk di çfarë të gënjejë lojtari.

21:47, 07/08/2021

Pashk Laska: Por ta shtrëngojmë mirë rripin deri në fund të kontratës.

21:48, 07/08/2021

Marcello Troisi: Ok.

11:15, 08/08/2021

Pashk Laska: Merre Lukasin, pse nuk shkoi në stërvitje.

11:16, 08/08/2021

Pashk Laska: Kështu

11:16, 08/08/2021

Pashk Laska: ?

11:16, 08/08/2021

Marcello Troisi: Ok.

12:07, 08/08/2021

Pashk Laska: Bisedoni me lojtarin.

12:07, 08/08/2021

Pashk Laska: ?

18:04, 08/08/2021

Pashk Laska: Ore pse nuk e hap telefonin?

18:17, 08/08/2021

Pashk Laska: Mendoj se po mallkoni bashkë me lojtarin.

18:18, 08/08/2021

Pashk Laska: Sa herë që nuk paraqitet në stërvitje do të kenë penalitet.

18:18, 08/08/2021

Pashk Laska: Përshkruhet në kontratë

18:19, 08/08/2021

Pashk Laska: Po e heq qafe se nuk do t’i vijë radha të luajë futboll.

18:20, 08/08/2021

Pashk Laska: Edhe paratë që keni marrë si menaxher, 5000 euro do t’i ktheni mbrapsht.

18:22, 08/08/2021

Pashk Laska: Prandaj jepni drejtim punës, kthejeni lojtarin në stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"