EKSKLUZIVE/ Pezullim i inicuar nga UEFA, rasti unik me arbitrin shqiptar që përsëriti penalltinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 8, 2020 | 23:53


EKSKLUZIVE/ Pezullim i inicuar nga UEFA, rasti unik me arbitrin shqiptar që përsëriti penalltinë

Gazeta informoi pak ditë më parë për pezullimin pa afat të gjyqtarit Emirion Sino, rast për të cilin ka pasur zhvillime. Gazeta ka mësuar së fundmi se bëhet fjalë për një vendim specifik. Në lidhje me dyshimet e krijuara në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, arbitri ka përsëritur një penallti e cila në fund është shndërruar në gol.

emirjon sino

Bëhet fjalë për një ndeshje të fillim vitit 2020. Lidhur me këtë ndeshje dhe dyshimet e ngritura për vendimin e kryesorit për ta përsëritur disa herë një penallti, mësohet nga burime të besueshme pranë Federatës Shqiptare të Futbollit se bëhet fjalë për një indicie nga UEFA. Ngjarje për të cilën FSHF është treguar shumë diskrete.

UNIKE – Ky mund të jetë ndoshta rasti unik ku UEFA ka sinjalizuar dyshimet për një vendim të arbitrit. Më herët, nga FIFA ka ndodhur që arbitra të caktuar të jenë pezulluar për vendime të ndryshme, por për institucionin europian të futbollit (UEFA) ky ndoshta është rasi unik.

Emirjon Sino

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për një indicie të UEFA-s, e cila ka kërkuar që të mos ketë aktivizime të këtij arbitri deri në momentin që do të ketë hetime konkrete për takimin në fjalë. Një muaj nga kjondeshje, Sino ka arbitruar për herë të fundit në ndeshjen Veleçiku-Dinamo, 3-1, më 29 shkurt 2020. Kësisoj, Sino është i pezulluar prej katër muajsh dhe FSHF është treguar shumë diskrete mbi këtë ngjarje.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com