EKSKLUZIVE/ Përplasja Duro-Alvesh, Idrizi: U zumë në familje dhe lamë dritaren hapur…!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 20:59

EKSKLUZIVE/ Përplasja Duro-Alvesh, Idrizi: U zumë në familje dhe lamë dritaren hapur…!

Sinan Idrizi nuk dëshiron ta dramatizojë konfliktin mes trajnerit Shpëtim Duro dhe sulmuesit Danilo Alvesh.

Idrizi dhe Duro

Në një prononcim të dhënë dje për “Panorama Sport”, Idrizi tha se nesër do të takojë Alveshin për të sqaruar situatën. Emocione të momentit i ka cilësuar ai, deklaratat e Duros dhe Alveshit për shkak se pritshmëritë ndaj brazilianit janë të mëdha. Administratori nuk ka nguruar që ta cilësojë Alveshin si një lojtar të artë të ekipit.

“Ka një problem të thjeshtë fare. Janë gjëra krejt normale në një ndeshje. Kur rezultati nuk shkon, ka kritika më tepër drejt më të mirit. Alveshi te ne është nga lojtarët më “të artë” të ekipit. Normal që mund të ketë ndonjë kritikë më tepër. Këto janë emocione të momentit, nuk ka asgjë shqetësuese. Do shkoj ta takoj nesër Alveshin.

E them me zë të lartë që ky ekip do të shkojë shumë larg. Të tjerat pastaj janë histori brenda familjes që i kanë dëgjuar komshinjtë. Sot në familje jemi zënë. Dritarja ka qenë më e hapur nga sa duhet. Kaq. Do ta mbyllim dritaren herën tjetër, të jeni të sigurt”, ka deklaruar ndër të tjera Idrizi.

Deklaratën e plotë lexojeni nesër në versionin print të “Panorama Sport”…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"