EKSKLUZIVE/ Përballja Kukësi-Dinamo, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 14:32

EKSKLUZIVE/ Përballja Kukësi-Dinamo, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi në “Elbasan Arena”

Kategoria Superiore do të mbyllë javën e 16-të ditën e sotme me një supersfidë, Kukësi-Dinamo, e cila do të zhvillohet në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

kukesi dinamo

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat që do të vendosin drejtësi për ndeshjen e ditës së sotme.

Kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, i mbështetur nga asistentët Dojando Myftari dhe Mario Shazivari.

Arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Në VAR do të jetë Florjan Lata, ndërsa në AVAR pritet të jetë Elvis Gjoka.

ARBITRAT E NDESHJES –

KUKËSI – DINAMO

Arbitër kryesor – Juxhin Xhaja (Tiranë)

Asistent i parë – Dojando Myftari (Tiranë)

Asistent i dytë – Mario Shazivari (Tiranë)

Arbitër i katërt – Olsion Yzeiraj (Patos)

VAR – Florjan Lata (Durrës)

AVAR – Elvis Gjoka (Lezhë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"