EKSKLUZIVE/ Penalltia kundër Skënderbeut, Takaj shpërthen ndaj arbitrit: Me mision kundër nesh, na kanë masakruar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2021 | 10:55

EKSKLUZIVE/ Penalltia kundër Skënderbeut, Takaj shpërthen ndaj arbitrit: Me mision kundër nesh, na kanë masakruar…

Skënderbeu nuk shkon më shumë se barazimi 1- 1 ndaj Apolonisë dhe mbetet sërish i fundit. Mirëpo, këtë herë në Korçë janë ndier të vjedhur prej gjykimit të kryesorit Ardian Beqiri. Pas ndeshjes, ka reaguar ashpër presidenti Ardjan Takaj. Në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport”, kreu i klubit ka thënë ndër të tjera se gjyqtari i Kolegjiumit të Tiranës e ka mision dëmtimin e Skënderbeut. I gjithë ky shpërthim vjen pas një penalltie të dhënë për fierakët në minutën e 70-të, teksa u shënua edhe goli i barazimit nga Mario Gjata. Më parë bardhekuqtë kishin kaluar në avantazh me një penallti të Meksit. “Çfarë ishte ky arbitër që e na dha atë penallti?! Të njëjtën gjë na ka bërë edhe një vit më parë kur fitonim ndaj Partizanit në Korçë. Sa herë na ka drejtuar, ka dashur vetëm të na dëmtojë.
Takaj3
E kam ngritur alarmin në vitin e kaluar, por sot po e përsëris. Beqiri ka dashur ta çonte ndeshjen aty ku donte vetë. I kam kërkuar FSHF-së që ky arbitër të mos e gjykojë më Skënderbeun. Po të shikosh këtë sezon penalltitë që janë dhënë kundër nesh, janë të gjitha për të qeshur. Na kanë masakruar! Nuk kemi folur kurrë për arbitrat, por vendimet e Beqirit kanë qenë me mision, nuk mund të quhen gabime”, deklaroi dje Takaj.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"