EKSKLUZIVE/ “Pazar” te Partizani dhe Vllaznia, Dinamo i bën ofertë dy mbrojtësve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 22:18

EKSKLUZIVE/ “Pazar” te Partizani dhe Vllaznia, Dinamo i bën ofertë dy mbrojtësve

Dinamoja e Kategorisë Superiore pritet të jetë një ekip që do të ndryshojë shumë dhe natyrisht objektivat do të jenë madhorë që në sezonin 2021-2022.

Dinamo5

Drejtuesit po punojnë fort për të bërë një merkato të denjë, në mënyrë që trajneri i ri, Bledi Shkëmbi, të ketë një grup të kompletuar. Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, deri më tani klubi blu ka arritur marrëveshje me emra si Patrik Bardhi, Dorian Kërçiku, Marin Abazaj, Eni Imami, Olsi Teqja, Enis Gavazaj, Romeo Harizaj dhe Stefen Çinedu. Gazeta zbulon se dy emra të tjerë të afirmuar të Superiores janë pranë marrëveshjes me dinamovitët, pikërisht Esin Hakaj dhe Dajan Shehi.

Mbrojtësi i majtë që mbylli sezonin me Partizanin, Esin Hakaj, ka rënë parimisht dakord me drejtuesit e klubit. E vetmja pengesë është një mundësi që shkodrani ka nga një skuadër e Ligës së Dytë turke. Në rast se nuk firmos në Turqi, me shumë
mundësi Hakaj do të zyrtarizohet te blutë. Mbrojtësi i majtë vjen pas një sezoni fantastik me Partizanin, por pas përfundimit të kontratës me klubin e kuq, nuk ka gjetur akordin për rinovim. Kësisoj, në lojë është futur Dinamo- ja, por edhe Vllaznia për lojtarin e krahut të majtë. Ndërkohë,
qendërmbrojtësi elbasanas, Shehi, është gjithashtu i preferuari i bluve dhe ka marrë një ofertë zyrtare. Prej dy sezonesh radhazi ka qenë pjesë e Vllaznisë, por tashmë i ka përfunduar kontrata.

Cinari Hakaj

Shehi bëri një paraqitje mjaft të mirë me fanellën kuqeblu, ku fitoi edhe Kupën e Shqipërisë. Mirëpo, krahas Dinamos, shtatlarti ka ofertë edhe nga Kukësi. Gjithsesi, në kampin blu janë të bindur se do të afrojnë të dy lojtarët, si Shehin dhe Hakajn. Shkëmbi kërkon jo vetëm afrime cilësore, por edhe një stol të fortë.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"