EKSKLUZIVE/ Pas Abazajt, klubi polak josh edhe Ethemin. Ja çfarë pretendon Kukësi për kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2020 | 18:32

EKSKLUZIVE/ Pas Abazajt, klubi polak josh edhe Ethemin. Ja çfarë pretendon Kukësi për kontratën

Legia Gdansk mund të ketë bërë një goditje dyshe nga skuadra e Kukësit. Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se edhe mesfushori tjetër Valon Ethemi ka arritur një akord paraprak me skuadrën polake.Ethemi

Mirëpo, për të ka një situatë thuajse të kundërt me atë të Abazajt. Për Ethemin, gazeta ka mësuar se vetë lojtari dhe menaxheri i tij kanë dakordësi me skuadrën polake për një transferim të mundshëm në Ekstraklasa, kampionatin elitar në Poloni. Mirëpo, në këtë moment, mësohet se Kukësi ka pretendime dhe kërkon të mos e lërë të lirë futbollistin pa marrë një shumë të ardhurash në këmbim.

Por, klubi polak nuk pranon diçka të tillë duke pretenduar se kontrata e tij me Kukësin përfundon në fund të këtij edicioni. Tanimë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë çështja e këtij futbollisti dhe sa do të arrijë Kukësi që të plotësojë kërkesat e veta për të përfituar diçka nga kartoni i Ethemit. Me gjasë, dyshen e shqiptarëve Abazaj e Ethemi do t’i shohim në krahët e Legia Gdansk për edicionin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"