EKSKLUZIVE/ Partizani tërhiqet nga gara për sulmuesin bjellorus, çështje bëhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 14:28

EKSKLUZIVE/ Partizani tërhiqet nga gara për sulmuesin bjellorus, çështje bëhet…

Partizani është në kërkim të një sulmuesi dhe në listën e drejtuesve janë disa emra, mes të cilëve edhe Andrej Solovej.

andrej solovej

Sulmuesi është nga Bjellorusia dhe është aktivizuar vetëm në kampionatin vendës, ku ka luajtur me disa skuadra, teksa aktualisht është pjesë e Shaktjor Soligorsk, ku janë transferuar së fundmi Krymi e Feizhao.

27-vjeçari është një ekspert i ligës bjelloruse, por në këto gjashtë muaj me Soligorskin nuk ka mundur të jetë titullar, teksa ka shënuar vetëm një gol.

Megjithëse ka kontratë deri në verën e vitit 2024 me Shaktjorin, largimi pas një sezoni të vështirë është një opsion.

Nga kjo deshi të përfitonte edhe Partizani, por burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se drejtuesit e kuq janë tërhequr nga gara për Solovej.

Paga e lartë e sulmuesit dhe kontrata me klubin aktual e kanë detyruar klubin e kuq të ndjekë të tjera pista.

Nga ana tjetër, një arsye përse negociatat me Solovej u ndërprenë shpejt ishte edhe fakti që kampionati bjellorus ka karakteristika krejtësisht të kundërta me Superioren dhe kishin dyshime nëse 27-vjeçari do të përshtatej.

SOLOVEJ

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"