EKSKLUZIVE/ Partizani “peshkon” sërish te Korabi, “demat” marrin një kampion të dyfishtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 9:20

EKSKLUZIVE/ Partizani “peshkon” sërish te Korabi, “demat” marrin një kampion të dyfishtë

Partizani është drejt firmës me një produkt “ekskluziv” të Tiranës. Mario Beshiraj është një lojtar, të cilin Partizani e ka ndjekur edhe më parë, por duket se ky janar është momenti i duhur që palët të bashkohen.

The club makes it official, the striker leaves Tirana - SPORT

23- vjeçari në verë firmosi me skuadrën e Korabit në Kategorinë e Parë dhe në 12 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë plot 8 gola, statistika, që e kanë bindur Partizanin për ta bërë pjesë të skuadrës në vazhdim. Mbetet për t’u qartësuar formula e transferimit të tij, pasi ai ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Korabin. “Panorama Sport” mëson se gjatë gjithë ditës së djeshme, menaxheri i sulmuesit dhe klubi kanë arritur marrëveshjen dhe kanë plotësuar dokumentacionin e duhur, me qëllim për ta federuar në kohë. Shumë shpejt sulmuesi do të bashkohet me skuadrën në stërvitje.

Beshiraj është një lojtar, që shquhet për potencën dhe shpejtësinë e tij, cilësi që Partizani i gjente te Skuka, por nuk i gjen tek asnjë lojtar të skuadrës aktuale. Pozicioni ideal i tij është si sulmues qendre, por mund të mbulojë të tria pozitat e sulmit. I riu është rritur në akademinë e Tiranës, ku në sezonin e shkuar ishte pjesë e ekipit të parë. Në fund ai u shpall kampion me bardheblutë, me të cilët shënoi 1 gol në 5 ndeshje të luajtura. Beshiraj ishte pjesë e Tiranës edhe në titullin e fituar në vitin 2020. Kështu, ai shkon te Partizani me eksperiencën e një kampioni të dyfishtë. Tiranasi gjen te të kuqtë një ish-shok ekipi, Engjëll Hotin.

1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"