EKSKLUZIVE/ Partizani nis merkaton, afron sulmuesin dhe nënshkruan kontratë 3-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 15, 2020 | 17:19


EKSKLUZIVE/ Partizani nis merkaton, afron sulmuesin dhe nënshkruan kontratë 3-vjeçare

Pak ditë më parë, “Panorama Sport” lajmëroi interesimin e skuadrës së Partizanit për sulmuesin e Gramshit, Klahos Zani.

117599037_305056907372387_3915806774341212629_n

Burimet konfirmojnë për gazetën se ditën e enjte ky lojtar ka hedhur firmën në kontratë për tri vite dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit në stërvitje, edhe pse më shumë mund të përdoret në ekipin B, i cili këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Parë.

Zani ishte një nga lojtarët më të mirë te Gramshi dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit ePartizanit, që e kanë marrënë ekipin e tyre.

Vladimir Mema




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com