EKSKLUZIVE/ Partizani merr sulmues kroat, kush është lojtari qe do u bashkohet ‘demave’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 20:30

EKSKLUZIVE/ Partizani merr sulmues kroat, kush është lojtari qe do u bashkohet ‘demave’

Partizani blindon edhe sulmin në ditën e fundit të merkatos, duke afruar kroatin Andrija Filipoviç. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi i kuq ka arritur të plotësojë në kohë rekord dokumentacionin.

fl

Burime të gazetës bëjnë me dije se është mbyllur marrëveshja dhe Partizani e kishte lënë dje ne liste pritje lojtarin për ta regjistruar në FSHF.

Tashmë është marrë edhe OK-i i FIFA-s dhe sulmuesi që ka luajtur edhe te Siena në Itali, do të forcojë të kuqtë.

Ai vjen pas aktivizimit në sezonin e fundit me kampionët e Sllovenisë, NS Mura. Ne sezonin e kaluar luajti 23 ndeshje dhe shënoi 4 gola me fanellën e sllovenëve.

fl ipo

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"