EKSKLUZIVE/ Partizani me “dorë të hekurt”, gjobit dhe bllokon Kotobellin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2018 | 11:28

EKSKLUZIVE/ Partizani me “dorë të hekurt”, gjobit dhe bllokon Kotobellin

Partizani reagon me dorë të hekurt ndaj deklaratave mediatike të Kotobellit. Klubi i kuq, duke u bazuar në rregulloren e brendshme të disiplinës ka marre masë të rëndë administrative ndaj lojtarit Kotobelli, i cili është zyrtarisht nën kontratë me Partizanin deri më 30.06.2018.

kotobelli

Burime pranë palëve bëjnë me dije se vlera e gjobës kap shifrën e 7.000 mijë eurove. Masa administrative ka të bëjë jo vetëm me dhënien e deklaratave për shtyp në mënyrë të paautorizuar nga ana Kotobellit, por përmbajtja e tyre përbën dhe cënim të imazhit të klubit si dhe përhap publikisht informacione që lidhen me marrëdhënien kontraktuale.

Të gjitha këto rrethana përbëjnë shkelje të rëndë të rregullores së brendshme të disiplinës të Partizanit. Megjithatë burimet sqarojnë se klubi i kuq nuk është mjaftuar me kaq. Përmes një shkrese të përcjellë pranë FSHF, Partizani ka kërkuar nga kjo e fundit bllokimin e regjistrimit të Kotobellit, pas datës 30.06.2018, me cilindo klub tjetër, vendas apo i huaj, derisa vlera e gjobës të paguhet plotësisht nga lojtari.

Kotobelliiii

Pra, sipas Partizanit, Kotobelli figuron lojtar me detyrime të pashlyera dhe derisa ai të likujdojë klubin për gjobën e marrë, regjistrimi i tij pas datës 30.06.2018 pranë klubeve të tjera nuk mund të realizohet. Veç kësaj klubi Partizani po përgatit edhe një padi civile në gjykatën e Tiranën kundër Blerim Kotobellit , për dëmtim të imazhit të klubit permes deklaratave të lëshuara nga lojtari përgjatë muajit qershor .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"