EKSKLUZIVE/ Partizani mbyll merkaton me një tjetër sulmues, zbulohet afrimi i fundit nga Maqedonia (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 23:23

EKSKLUZIVE/ Partizani mbyll merkaton me një tjetër sulmues, zbulohet afrimi i fundit nga Maqedonia (VIDEO)

Partizani merr edhe një sulmues në orët e fundit të merkatos. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin e kuq se drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me 25-vjeçarin nga Tetova, Remzifaik Selmani.Remzifaik-Selmani-1

Ky i fundit është një futbollist i afirmuar prej kohësh në Maqedoninë e Veriut, ku ka luajtur për Shkëndijën e Tetovës dhe Renovën. Selmani ka qenë në pjesën e parë të këtij sezoni në klubin hungarez Mezokoveds, ku ka luajtur 6 ndeshje. Më parë ka qenë në Hungari edhe me klubin e Ujpeshtit. Në sezonin e kaluar me Renovën në Maqedoni arriti të shënojë 15 gola.

7

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"