EKSKLUZIVE/ Partizani kërkesë në FSHF, ndeshjen me Bylisin kërkon ta luajë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 21:48

EKSKLUZIVE/ Partizani kërkesë në FSHF, ndeshjen me Bylisin kërkon ta luajë në…

Klubi i Partizanit kërkon të luajë ndaj Bylisit të shtunën ose te dielën në orën 17:00 në stadiumin “Air Albania”.partizani

Burime të sigurta të “Panorama Sport” konfirmuan pak minuta më parë se klubi i kuq ka dorëzuar shkresën në FSHF për të miratuar zhvillimin e kësaj ndeshjeje në stadiumin e ri dhe jo në “Selman Stërmasi”, aty ku kampionët kanë luajtur rregullisht si pritës në vitet e fundit.

Mirëpo, ka një problem, pasi të premten në “Air Albania” do të luhet kryendeshja e javës Kukësi-Tirana, në orën 18:00. air-albania-stadium

Fusha e stadiumit të ri nuk është në gjendje të mirë dhe zhvillimi i dy ndeshjeve radhazi për 48 orë mund ta dëmtonte edhe më shumë, për më tepër që të premten e ardhshme (28 shkurt) luhet aty derbi Tirana-Partizani.

Në ditët e ardhshme do të merret një vendim nga drejtoria e stadiumit për të miratuar ose jo zhvillimin e Partizani-Bylisi në “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"