EKSKLUZIVE/ Partizani i rrëmben titullarin Vllaznisë, mesfushori firmos për dy vite me “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 0:22

EKSKLUZIVE/ Partizani i rrëmben titullarin Vllaznisë, mesfushori firmos për dy vite me “demat”

Herald Marku është afrimi më i ri i Partizanit në merkato. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ish-mesfushori i Vllaznisë, ka firmosur për 2 vite me “Demat e Kuq”.

MARKU PARTIZANI

Vlen të theksohet fakti se Marku shënoi golin e vetëm të ndeshjes ndaj Partizanit për Vllazninë, duke nxjerrë nga gara për titullin, të kuqtë, në sezonin që sapo u mbyll.

25-vjeçari shpërtheu në sezonin e tij të dytë me fanellën e Vllaznisë, duke qenë një prej lojtarëve stabël të formacionit kuqeblu. Mesfushori arriti të shënonte edhe 4 gola, teksa e ndihmoi shumë skuadrën në fitore mjaft të rëndësishme gjatë kampionatit.

Në përfundim të kampionatit, kontrata e Markut me Vllazninë përfundoi, kësisoi mesfushori zgjodhi të niste një eksperiencë të re duke iu bashkuar “demave”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"