EKSKLUZIVE/ Partizani godet në merkato, drejt firmës me talentin që ka luajtur me Bazelin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 21:37

EKSKLUZIVE/ Partizani godet në merkato, drejt firmës me talentin që ka luajtur me Bazelin (VIDEO)

Merkatoja ka mbaruar tashmë, por Partizani nuk resht së menduari për të forcuar skuadrën.

Stiven Havales

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se të kuqtë kanë arritur marrëveshjen me Stiven Havales.

19-vjeçari luan si qendërmbrojtës dhe është stërvitur me ekipin e parë prej rreth dy javësh, teksa në ditët e fundit drejtuesit janë bindur për t’i ofruar një kontratë.

Ai është me origjinë greko-australiane dhe si futbollist është rritur në kontinentin e largët.

I riu ka luajtur me moshat e Melburn Viktori, ku më parë është aktivizuar Besart Berisha.

Aventura e fundit e tij është me Bazel U-19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"