Ekskluzive/ Partizani bën goditjen e radhës, vjen mesfushori që mbylli sezonin me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 23:26

Ekskluzive/ Partizani bën goditjen e radhës, vjen mesfushori që mbylli sezonin me Skënderbeun

Partizani bën goditjen e radhës në merkaton e verës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Arinaldo Rrapaj është lojtari më i ri i “demave”.

ARINALDO RRAPAJ

Vlonjati që mbylli sezonin si pjesë e Skënderbeut ka mbërritur në Ohër dhe menjëherë ka nisur stërvitjen me të kuqtë.

Mesfushori është një dëshirë e vjetër e trajnerit Ilir Daja, por në sezonin e kaluar nuk u afrua për shkak të bllokimit të merkatos së “demave”.

Pritet që në orët në vijim klubi i kuq të prezantojë zyrtarisht mesfushorin vlonjat, të cilin Daja e ka afirmuar kur ka drejtuar Flamurtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"