EKSKLUZIVE / Partizani bën gati goditjen e radhës, zbulohet sulmuesi që shkroi historinë në Serbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 22:00

EKSKLUZIVE / Partizani bën gati goditjen e radhës, zbulohet sulmuesi që shkroi historinë në Serbi

Klubi i Partizanit kërkon sulmues dhe duket se është gati për të finalizuar marrëveshjen e radhës. Drejtuesit e të kuqve janë në negociata me sulmues të ndryshëm, por janë pranë finalizimit me një futbollist 26-vjeçar serb.

milosavljev

“Panorama Sport” ka mësuar se emri i cili është shumë pranë akordit me klubin e kuq është sulmuesi Milan Mirosavljev, një futbollist tipik qendre, i cili pritet të zgjidhë pak problemet e repartit të avancuar i cili po vuan shumë në këtë sezon.

Mirosavljev ka luajtur në skuadra të ndryshme në futbollin serb, ndërsa ka eksperienca me Buduçnost në Malin e Zi, me Irtysh në Kazakistan e së fundmi me Liepaja në Letoni, ku ka luajtur në vitin 2021, duke shënuar 2 gola në 11 ndeshje. Në karrierën e tij, duke luajtur me fanellën e Proleter Novi Sad, sulmuesi ka shkruar në vitin 2018 historinë në Superligën e Serbisë, pasi shënoi golin e 7000 në këtë kampionat.

sp-mirosavljev

“Panorama Sport” ka kontaktuar me futbollistin dhe ai ka pranuar se është në negociata me klubin e kuq, ndërsa pritet të zgjidhen disa detaje për të firmosur marrëveshjen dhe për t’u bërë pjesë e të kuqve.

Karriera e Milan Mirosavljev

Karriera e Milan Mirosavljev

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"