EKSKLUZIVE/ “Paratë i keni në zarf, merrini nëse jeni të zotë”, lojtarët e Kamzës humbën 8 mijë euro premio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 22:51

EKSKLUZIVE/ “Paratë i keni në zarf, merrini nëse jeni të zotë”, lojtarët e Kamzës humbën 8 mijë euro premio

“Paratë i keni në dhomën e zhveshjes. Nëse jeni të zotë, fitoni me Vllazninë dhe merrini”. Kështu u kanë thënë drejtuesit e Kamzës futbollistëve në takimin blic para fillimit të sfidës me Vllazninë. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se një zarf me 8 mijë euro qëndronte në dhomat e zhveshjes si shpërblim për ekipin në rast se merrte tri pikë kundër shkodranëve.

kamza

Lojtarët e Kamzës u futën në fushë super të karikuar, por nuk ia arritën të fitonin ndeshjen dhe bashkë me të edhe premion e vendosur në dispozicion nga drejtuesit. Edhe pse Kamza zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, ishte e pafat ndaj Vllaznisë. Megjithatë, pika e parë vlen dhe duke parë ngjeshjen në tabelën e klasifikimit, skuadra e Ramadan Ndreut është plotësisht në lojë për një vend në Europë.

Sfida e radhës ndaj Flamurtarit është edhe më e vështirë, nisur edhe nga fakti se vlonjatët vijnë pas tri humbjeve radhazi. Gjithsesi, Kamza ka treguar se mund të fitojë në çdo fushë. Një lajm i mirë për trajnerin Ndreu është se do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, përfshirë edhe mbrojtësin Idrizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"