EKSKLUZIVE/ Pankina e Lushnjes, favorit kryesor është ish-trajneri i Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2022 | 14:52

EKSKLUZIVE/ Pankina e Lushnjes, favorit kryesor është ish-trajneri i Kombëtares

Drejtuesit e Lushnjës po kërkojnë trajnerin që do të drejtojë ekipin në vazhdimësinë e kampionatit.

eqerem memushi

Pas shkarkimit të Klodian Duros, emri më i lakuar ka qenë durrsaku që u largua nga Egnatia, Edlir Tetova.

Megjtihatë, burime konfidenciale thanë dje për gazetën “Panorama Sport” se kandidati kryesor për momentin është trajneri vlonjat, Eqerem Memushi.

Ky i fundit duket më pranë pankinës së Lushnjës dhe gjasat janë që të marrë drejtimin e verdhejeshilëve.

Ndërkohë, dje është përfolur edhe emri i shkodranit Elvis Plori.

Vlen të theksohet se Memushi ka qenë trajner edhe i ekipit Kombëtar U-15.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"