EKSKLUZIVE/ Pamjet e reja, ja pse goli i Partizanit kundër Vllaznisë ishte i rregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 11:59

EKSKLUZIVE/ Pamjet e reja, ja pse goli i Partizanit kundër Vllaznisë ishte i rregullt

Goli i mesfushorit të Partizanit, Arinaldo Rrapajt, në minutën e 88-të në sfidën ndaj Vllaznisë, që përfundoi në barazim 1-1, ngjalli shumë dyshime, për sa i përket rregullsisë së tij.

Goli i Partizanit ndaj Vllaznisë

Nga pamjet televizive, fillimisht dukej sikur sulmuesi Filipoviç, i cili ishte në pozicion jashtë loje, ndodhej në rrezen e portierit Zogoviç, në momentin kur Rrapaj gjuan drejt portës.


Në pamjet e reja të siguruara nga “Panorama Sport”, shihet qartë se megjithëse Filipoviç ka qenë në pozicion jashtë loje në momentin e gjuajtjes së topit nga Rrapaj, ai nuk ka qenë në rrezen e portieri Zogoviç, duke mos i penguar pamjen gardianit të Vllaznisë. Në rrezen e portierit ka qenë mbrojtësi i Vllaznisë, Fallou Dianje dhe jo ai i Partizanit.

PAMJET E REJA TË SIGURUARA NGA “PANORAMA SPORT”: 

Pozicioni i Filipovic LOGO

Goli i Rapajt LOGO

PANORAMASPORT.AL
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"