EKSKLUZIVE/ Orë vendimtare për Kolelën, italiani pritet të shkarkohet nga stoli i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 14:45

EKSKLUZIVE/ Orë vendimtare për Kolelën, italiani pritet të shkarkohet nga stoli i Partizanit

Pas disfatës në ndeshjen e djeshme, stoli i Xhovani Kolelës ka pësuar një lëkundje të madhe. Ndaj Laçit ishte ndeshja e pestë radhazi që të kuqtë nuk arrijnë të shkojnë te fitorja dhe gazeta mëson se kjo situatë ka krijuar mendime “të mjegullta” të presidentit Demi në lidhje me të ardhmen e trajnerit italian.

Kolela

Mbrëmë pas ndeshjes nuk ka pasur asnjë vendim nga ana e drejtuesve për fatin e Kolelës, por e sotmja do të jetë vendimtare.

Burime për “Panorama Sport” kanë bërë me dije se Laçi ka qenë prova e fundit për italianin, por gjithçka mbetet për t’u verifikuar.

Në orët në vijim drejtuesit pritet të kenë një takim, ku do të vendoset edhe e ardhmja e Kolelës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"