EKSKLUZIVE/ Ofertë nga një skuadër italiane, futbollisti i Kombëtares heziton të firmosë me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 21:44

EKSKLUZIVE/ Ofertë nga një skuadër italiane, futbollisti i Kombëtares heziton të firmosë me Tiranën

Arlind Ajeti dhe Tirana janë larg. Ose, të paktën, gjërat janë komplikuar ditët e fundit.

arlind ajeti

Pas ndeshjes ku Padova e Arlind Ajetit qëndroi në Serinë C dhe Palermo kaloi në Serinë B, mbrojtësi sërish nuk është se ka shumë dëshirë që të vijë në Shqipëri.

Burime pranë futbollistit bëjnë me dije se lojtari ka njoftuar bardheblutë se ai ka një ofertë nga Seria B dhe ndoshta nuk largohet nga Tirana.

Shqetësim i madh për Tiranën që sërish beson dhe ëndërron yllin e Kombëtares.

Arlind Ajeti është mbrojtësi në bisedime me ekipin e Tiranës dhe që pritej të firmoste në vazhdim, nëse çdo gjë shkon sipas planit.

Aktualisht, te Padova, e cila luan në Serinë C, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po diskuton për një transferim të mundshëm në kampionatin shqiptar. Ai është ulur në tavolinë me drejtuesit e Tiranës, të cilët duan një mbrojtës, duke parë problemet në repartin e prapavijës, pas largimit të Erjon Hoxhallarit.

Diskutimet kanë qenë të gjata, por nuk është arritur asnjë akord përfundimtar.

Pas Hasanit e Hilës, ardhja e Ajetit do të ishte goditje luksi. Lojtari ka luajtur me Padovën 26 takime këtë sezon.

Mbrojtësi ka shënuar një gol, ndërsa në fushë ka qenë 2001 minuta. Lojtari është përfolur shpeshherë te Tirana, por asnjëherë nuk ka mundur të firmosë.

Vlera e kartonit llogaritet në 300 mijë euro, ndërsa me shumë mundësi shkes mund të jetë bërë Taulant Seferi.

Me ardhjen e Ajetit, Tirana bëhet “bombë” dhe është gati për të shkuar në fazën e grupeve të Europës.

Mbrojtësi prej kohësh luan në Serinë C me Padovën, ndërsa më parë ka kaluar probleme, sepse për shumë kohë qëndroi futbollist i lirë.

Sezone më parë ai ishte pjesë e Grasshopers në Zvicër, por klubi nga Zyrihu ra nga elita e futbollit.

Pas atij momenti, Ajeti humbi Kombëtaren dhe ka luajtur në skuadra të dorës së dytë. Mbrojtësi ka luajtur më parë në Zvicër dhe në Serinë A me Krotonen dhe Torinon.

Për të më parë është interesuar gjithashtu edhe ekipi i Skënderbeut, por asokohe Ajeti e refuzoi ofertën e korçarëve.

Futbollisti me dy pasaporta ka luajtur 20 takime me Kombëtaren kuqezi, duke shënuar edhe një gol.

Nëse pranon ofertën e Tiranës, mund të luajë menjëherë me bardheblutë. Me këtë blerje, skuadra do të ishte e kompletuar dhe do të kishte mundësi reale për të bërë gjëra të mëdha në Europë.

Veç Ajetit, Tirana pritet të afrojë një mesfushor dhe një sulmues tjetër.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"