EKSKLUZIVE/ Ofertë nga Bjellorusia, klubi i njohur nuk i ndahet Shkurtajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 9:10

EKSKLUZIVE/ Ofertë nga Bjellorusia, klubi i njohur nuk i ndahet Shkurtajt

Interesim konkret nga Greqia, më pas sirena nga klube kineze dhe tashmë një ofertë nga Bjellorusia. Golashënuesi më i mirë i Kukësit në sezonin 2019-2020, Vasil Shkurtaj, mund të vazhdojë karrierën te klubi i famshëm bjellorus, BATE Borisov.
vasil shkurtaj
“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë lojtarit se ditët e fundit përfaqësues të këtij klubi po insistojnë për të bindur sulmuesin që të nënshkruajë. Shkurtaj u largua nga Kukësi me parametra zero, pasi i përfundoi kontrata që kishte nënshkruar kur u transferua nga Luftëtari. Shtatlarti vlonjat, kur është pyetur për të ardhmen, ka theksuar vetëm se nuk do të jetë më pjesë e kampionatit shqiptar. Deri pak javë më parë ishin të mëdha shanset që bomberi të rikthehej në kampionatin grek te Panathinaikosi, por mesa duket, bisedimet nuk shkuan ashtu siç mendohej.

Tashmë në drejtim të Shkurtajt ka një ofertë nga BATE Borisov dhe janë të shumta shanset që ai të pranojë. Në Bjellorusi ka shkuar nga Kukësi dy vite më parë edhe Elis Bakaj, i cili vazhdon të luajë në këtë shtet. Gjithashtu, së fundmi pjesë e Shaktjor Soligorsk ishte edhe Azdren Llullaku, i cili si për ironi, me shumë mundësi do të firmosë te Kukësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"