EKSKLUZIVE/ Ofertë çeke, Skënderbeu do 300 mijë euro për mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2019 | 21:00

EKSKLUZIVE/ Ofertë çeke, Skënderbeu do 300 mijë euro për mesfushorin

Nazmi Gripshi është xhevahiri i radhës që po ritet në kampin korçar. Paraqitjet e mira në ndeshjet e fundit kanë bërë që sulmuesi durrsak i Skënderbeut të jetë në qendër të merkatos duke pasur interesimin e disa ekipeve për të marrë shërbimet e tij.

gripshi

Prej kohësh korçarët e kishin cilësuar si një prej futbollistëve nga i cili mund të fitonin të ardhura me transferimin në merkato dhe duket se kështu po ndodh. Paraqitjet e fundit kanë zgjuar interesin e disa klubeve që po fillojnë të kontaktojnë me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, por edhe me drejtuesit më të lartë të Skënderbeut.

“Panorama Sport” ka mësuar se një prej klubeve të interesuara janë edhe çekët e Teplicës. Në kuadër të këtij misioni, bisedimet më të avancuara janë me Teplicen, pasi zyrtarë të skuadrës çeke, sikundër bëhet me dije nga burime pranë lojtarit, kanë filluar kontaktet e para me Skënderbeun. Çështja është ende në parim dhe palët kanë filluar të bisedojnë në lidhje me çmimin që duhet të paguajnë për shërbimet e lojtarit, por edhe kushtet që duhet të plotësojnë për finalizimin e kontratës.

Gripshi Skenderbeu

Nga burime të sigurta pranë klubit bëhet me dije se Skënderbeu dhe presidenti Ardjan Takaj është i vendosur që të mos heqë dorë nga durrsaku për më pak se 300 mijë euro. Një shumë kjo normale për sa u përket kërkesave të klubit, duke u nisur dhe nga fakti se korçarët paguan plot 60 mijë euro te Teuta për shërbimet e Gripshit. Tashmë pritet të shihet se sa do të jetë oferta e parë e çekëve dhe nëse klubi korçar do të mundet t’i bindë me kërkesat e veta, pasi Skënderbeu kërkon të mbajë edhe një përqindje të kartonit të lojtarit.

Donald Rapo- Përveç përfitimit nga shitja e lojtarëve cilësorë, nga ana tjetër korçarët duket se janë të zënë edhe në afrimin e elementëve të nevojshëm në shërbim të trajnerit Ilir Daja. Bardhekuqtë duket se janë shumë pranë mbylljes së akordit me Donald Rapon, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Luftëtari në fund të këtij viti. Veç Rapos, bardhekuqtë janë duke menduar edhe për afrimin e një tjetër futbollisti, një ish i Luftëtarit. Në listën e korçarëve ka përfunduar edhe pogradecari Vangjel Zguro, i cili ka mbyllur tashmë aventurën e tij në SHBA dhe është pranë rikthimit në Shqipëri.

Rapo

LLAZI SARO

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"