EKSKLUZIVE/ Ofertë belge për lojtarin e Tiranës, zbulohet kërkesa e presidentit Halili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 23:31

EKSKLUZIVE/ Ofertë belge për lojtarin e Tiranës, zbulohet kërkesa e presidentit Halili

Cercle Bruzh është një nga skuadrat e mëdha që interesohen për të blerë Marsel Ismajlgecin. Lojtari i krahut të majtë është në qendër të vëmendjes së menaxherëve që duan ta transferojnë në një klub tjetër. “Panorama Sport” mëson se skuadra më e madhe në këtë moment që flasim, e cila kërkon shërbimet e lojtarit të Tiranës është ajo belge, Cercle Bruzh.

Ismajlgeci gol

Për momentin, nuk ka një shifër të saktë për lojtarin se sa kanë ofruar belgët, por ajo rrotullohet te 350 mijë euro. Ismajlgeci ka rënë në sytë e menaxherëve dhe me shumë mundësi në verë do të largohet nga ekipi bardheblu. Cercle Bruzh ka pronar presidentin e Monakos dhe shansi është goxha i madh. Veç skuadrës belge janë shumë skuadra që duan shërbimet e lojtarit të Tiranës, duke filluar që nga Ukraina e deri në Turqi.

ÇMIMI – Presidenti Refik Halili mendon se lojtari vlen më shumë se 350 mijë euro. Oferta rreth kësaj shume kanë ardhur, por ai gjithmonë ka refuzuar. Me shumë mundësi, lojtari mund të largohet nëse një klub arrin të ofrojë të paktën 500 mijë euro. Vlera e kartonit është 325 mijë euro në “Transfermarkt”, por paraqitjet e tij po i shtojnë çdo ditë vlerën lojtarit.

SEZONI – Djaloshi që luan në krahun e majtë, herë si mbrojtës dhe herë si sulmues, ka habitur edhe më skeptikët, të cilët duhet të tërheqin fjalët që kanë thënë. Sërish gol në Superiore. Për djaloshin, i katërti në këtë kampionat, duke u ngjitur në vendin e dytë për sa u përket golashënuesve. Nuk ka mbaruar me kaq. Marseli, për ata që nuk e dinë, këtë sezon është njeriu asist te Tirana, pasi ka nxjerrë katër herë para porte për të shënuar shokët e ekipit. Shkurt, një lojtar i cili jep asist dhe prodhon gola. Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë. Edhe dje ishte i kudondodhur, ndërsa nuk duhet të harrojmë që është lojtari i tretë më shumë i aktivizuar. Në këmbët e tij, 23 takime dhe më shumë se 1900 minuta lojë. Për të mos folur për ofertat që kanë ardhur te Tirana në emër të tij…

SHANSI – Largimi i Muçit ka hapur rrugën për lojtarët e rinj të Tiranës që të shiten në Europë. Radha është e Ismajgecit, më pas edhe e Çelhakës apo ndonjë tjetri. Tirana është kthyer në supermarketin e lojtarëve dhe këtë verë do të fitojë të tjera të ardhura nga shitja e futbollistëve bardheblu.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"