EKSKLUZIVE/ “Nuk u mendova dy herë te goli”, Ivanoviç: Luftuam dhe treguam karakter deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2022 | 18:42

EKSKLUZIVE/ “Nuk u mendova dy herë te goli”, Ivanoviç: Luftuam dhe treguam karakter deri në fund

Mbrojtësi Filip Ivanoviç ishte shpëtimtari i Teutës ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, Ivanoviç u shpreh se ishte tepër i kënaqur me barazimin në sekondat e fundit, që u jep moral për vazhdimësinë.

ivanovic

“Ishte një ndeshje e vështirë, por skuadra e interpretoi mirë sfidën me Vllazninë. Luftuam dhe treguam karakter deri në fund. Edhe pse u ndëshkuam nga një episod, reagimi ishte shumë mirë. Barazimi në fund? Normal që nuk më kënaq ky barazim pasi kishim mundësi të fitonim ndeshjen. Por, siç shkuan gjërat duhet ta pranojmë këtë rezultat, i cili erdhi në fund dhe do të na shërbejë shumë për moral në javët e ardhshme” ishin fjalët e para të mbrojtësit.

Gjithashtu Ivanoviç foli dhe për golin që shënoi në minutën e fundit të takimit: “Goli? Ishte mundësia e fundit dhe u hodha në sulm. Pas një rrëmuje në zonë pashë topin në këmbë dhe nuk u mendova dy herë. Jam i gëzuar, pasi gola të tillë kanë emocione brenda”, u shpreh autori i golit të barazimit për Teutën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"