EKSKLUZIVE/ “Nuk shkojmë për ekskursion”, Idrizi: S’mund të bëjmë estradë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 23:45

EKSKLUZIVE/ “Nuk shkojmë për ekskursion”, Idrizi: S’mund të bëjmë estradë (E PLOTË)

Sinan Idrizi reagon ashpër ndaj dek laratës së trajnerit të Laçit, Armando Cungu. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Idrizi shprehet se është i shokuar nga deklarata e trajnerit të kurbinasve.Sinan-Idrizi

CUNGËT” – “Që të jemi të qartë për një gjë, për Cungun dhe për cungat e Shqipërisë. Ky më është dukur një trajner qytetar dhe kam qenë nga ata që kam pasur dëshirë që ta kem në Vlorë. Kur ka pasur një sherr me një tifoz këtu, që e ka sharë nga tribuna para dy vjetësh, e kam marrë në telefon dhe i kam kërkuar ndjesë si qytetar. Por si duket tani ka humbur çdo lloj ndjesie dhe është bërë pjesë e asaj që…”.

FUTBOLLI SHQIPTAR – “Kjo është thirrje katastrofë për futbollin shqiptar. Ne shkuam në Ballsh, dalim barazim me ata, filluan ballshiotët dhe shanin tifozët e Flamurtarit. Shkojmë në Durrës, marrim pikë, mërziten ata. Luajmë me Partizanin fort, na thonë pse nuk toleroni. Ore kini parasysh një gjë: Flamurtari ka dështuar këtë sezon, jo nga fanella, jo nga lojtarët, por ka dështuar për shkak të paaftësive drejtuese të tij, që nga unë i pari. Por nuk do të thotë kjo që Flamurtari është ekip i rangut që kërkojnë cungët”.

LOJTARËT – “Unë lojtarëve u kam thënë vetëm kaq: ndeshjet i keni të gjitha bomba. Do luani sikur jeni për të diskutuar titullin. Kush toleron, ikën. Kush toleron, do të ndëshkohet në ekstrem. Sepse dështimi i fushës i Flamurtarit nuk është dështimi i moralit. Ky realisht më ka shokuar, pasi është një nga trajnerët qytetarë të Shqipërisë, por të kërkojë dështimin e ndeshjes te të tjerët…”
Flamurtari festa e golit
ESTRADA – “Çfarë duan këta, duan që të bëjmë estradë ne? Duan që t’i them hajde zotëri këtu dhe të hapim portën ne? Nëse këta janë mësuar me ekipe të llojit erdha i pashë edhe ua bëra, në Vlorë nuk ka shanse. Pyetja ime është e thjeshtë: Çfarë duhet të bëjmë ne, duhet të shkojmë për vizitë nga këto vizitat shkollore, ekskursion? Të marrim pak bukë me djathë me vete dhe të bëjmë sikur luajmë futboll? Kemi dështuar në të gjitha gjërat, në menaxhim, në çfarë të doni ju, por në pjesën e aspektit të fanellës nuk ka njeri që të na tregojë të kundërtën. Do të ndihej rehat ky po t’i hapim portën ne? T’i thoshin turp të kesh se është një ndeshje e trukuar, një ndeshje ordinerësh”.

BATUTAT – “Po të jetë për batuta me 700 dhe me 800 pastaj, nuk e di është shumë e shëmtuar. Por kur vjen puna për këto komente, fyen një ekip, një qytet, unë pres që të kërkojë ndjesë. Të kërkojë ndjesë Cungu në kuptimin e asaj që Flamurtari nuk ka shanse që të tolerojë me askënd. Por si duket këta janë mësuar”.

E SHKUARA – “Kjo më tregon mua historinë e një trajneri të famshëm që donte të vinte në Vlorë. Por kushtin e parë kishte që thoshte më merr pesë ndeshjet e para si e bëjnë të gjithë. Si t’i marr i thosha unë. I merr ti në fushë? ‘Jo mo vlla’ thoshte ‘nuk vij në Vlorë unë po nuk mora pesë ndeshje’. Po si t’i marr? Ndaj po them unë që ne jemi UFO në këtë drejtim”, tha Idrizi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"