EKSKLUZIVE/ Nuk pranon të rinovojë kontratën, mesfushori i Partizanit pritet të ndëshkohet. Ja çfarë rrezikon (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 16:42

EKSKLUZIVE/ Nuk pranon të rinovojë kontratën, mesfushori i Partizanit pritet të ndëshkohet. Ja çfarë rrezikon (E PLOTË)

Partizani mund të humbasë me parametër zero një nga lojtarët më të spikatur në sezonet e fundit. Esat Malës i mbaron kontrata me të kuqtë në fund të kampionatit dhe drejtuesit e klubit prej kohësh kanë nisur fushatën për të bindur lojtarin që të rinovojë marrëveshjen ose të pranojë të shitet në merkaton e janarit. 

mala

Por, deri tani drejtuesit nuk kanë arritur që ta bindin 21- vjeçarin për rinovimin e bashkëpunimit. Partizani mund të mbetet duarbosh në fund të sezonit nga Mala, ndonëse kanë investuar në tri edicionet e fundit në formimin e tij. Në këto kushte klubi pritet të rrisë presionin mbi lojtarin, që të bindet dhe të gjejë gjuhën e bashkëpunimit me të kuqtë. Prej kohësh mesfushori ka kaluar në menaxhimin e një agjencie holandeze, gjë e cila i ka vështirësuar bisedimet mes palëve.

esat malaa

Burime pranë të kuqve kanë bërë me dije për “Panorama Sport” se klubi pritet të marrë masa ndaj lojtarit, në mënyrë që ai të mos largohet me parametër zero. Sipas këtyre burimeve, gjasat janë që ndëshkimi ndaj Malës të nisë që në ndeshjen e sotme me Laçin. Mosbindja për të rinovuar bën që 21-vjeçari të rrezikojë “degdisjen” në tribunë, si masë ndëshkuese nga klubi.

esat mala

Sigurisht që kjo masë nuk do të ishte e mirë për të dyja palët, pasi Partizani do të humbiste një titullar që këtë sezon është adaptuar edhe si mbrojtës i djathtë, ndërsa lojtari mund të humbasë formën dhe shkëlqimin e tij duke qëndruar larg formacionit. Sinjalet e para janë dhënë edhe gjatë seancave të kësaj jave, ku Mala është parë edhe jashtë formacionit të mundshëm. Nëse 21-vjeçari nuk luan sot, i bie që në vend të tij të luajë Hektor Idrizaj, që i shkon për shtat skemës me katër mbrojtës, ose Eneo Bitri.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"