EKSKLUZIVE/ Nuk pati hapësira me “demat”, sulmuesi i Partizanit huazohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 14:29

EKSKLUZIVE/ Nuk pati hapësira me “demat”, sulmuesi i Partizanit huazohet te skuadra e…

Abubakar Kamara është një nga tre lojtarët e rinj afrikanë që Partizani afroi në merkaton e verës. 20-vjeçari u mendua se do të ishte një talent, i cili do të fitonte minuta nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, por u abonua me stolin.

partizani

Të kuqtë kanë menduar ta huazojnë në një tjetër klub sulmuesin anësor, me qëllim rritjen dhe mundësinë për të luajtur më shumë minuta.

Sipas burimeve pranë klubit të Partizanit, “Panorama Sport” mësoi se Kamara do të huazohet te kryesuesit e Kategorisë së Parë, Bylisi.

Shpresohet që 20-vjeçari të ketë më shumë hapësira te ballshiotët duke lënë gjurmë dhe që të rikthehet më i fortë.

E.SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"