EKSKLUZIVE/ “Nuk kam bërë asnjë mëkat me Flamurtarin”, Bode flet për titullin e 2011-ës: Gjika sheh fantazma, kujtoj që digjnin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 9:09

EKSKLUZIVE/ “Nuk kam bërë asnjë mëkat me Flamurtarin”, Bode flet për titullin e 2011-ës: Gjika sheh fantazma, kujtoj që digjnin…

Skënderbeu-Flamurtari rindizet afro një dekadë më pas. Në sezonin 2010-2011 skuadrat luftuan për titullin deri në fund dhe ishin korçarët ata që u shpallën kampionë. Mjaftoi një “mea culpa” e ish-arbitrit Lorenc Jemini për një penallti të gabuar të dhënë në favor të Skënderbeut atë sezon, që të nisnin polemikat nga protagonistët e kohës tashmë që kanë kaluar nëntë vite. Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka thumbuar ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode. Sot ekskluzivisht për “Panorama Sport” vjen edhe përgjigjja e Bodes, i njohur si mbështetës i Skënderbeut. “Nuk kam bërë ndonjë mëkat, por me sa duket, Gjika merret akoma me fantazma të kohës së shkuar. Në realitetin shqiptar bën mirë dhe gjen keq”, ka thënë ish-ministri.bode gjika

Zoti Bode, në këtë periudhë pandemie njerëzit janë bërë nostalgjikë për të shkuarën dhe shpesh kanë rikthyer në kujtesë momentet më pikante. Së fundmi është hapur një debat për sezonin 2010-2011, kur Skënderbeu fitoi titullin…

Po, pse tani u kujtuan të merren me atë që ka ndodhur në vitin 2011…?! Më duken budallallëqe…

Gjithsesi, për “Panorama Sport” ka folur së fundmi ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, duke përmendur emrin tuaj si të lidhur ngushtë me Skënderbeun atë sezon…

Unë mbaj mend që digjnin fotografinë time nëpër stadiume në atë kohë në Vlorë apo diku tjetër, por di të them se nuk jam takuar asnjëherë me Shpëtim Gjikën. S’kam pasur lidhje fare me ato që pretendohen. Unë kam qenë tifoz i Skënderbeut dhe nuk e di se çfarë të keqeje ka këtu dhe pse duhet të lidhet emri im me histori që nuk kanë asnjë të vërtetë?! Po, ajo që mund të them është se kam ndihmuar në atë periudhë klubin e Skënderbeut që të ndërtojë fushën e stadiumit. Kam qenë deputet i Korçës dhe kam mbështetur klubin për aq sa më takonte.

Bode123

Gjika ju ka cilësuar si sponsor i Skënderbeut dhe i aleancës kundër Flamurtarit, prandaj dhe kërkon nga ju që të rrëfeheni tani që kanë kaluar nëntë vite…

(Qesh) Nuk kam bërë ndonjë mëkat unë. As kam lidhje fare me atë histori. Kjo është kot më kot… Përfshirja e emrit tim është një histori që vazhdon pa asnjë bazë. Ndoshta s’kanë çfarë të bëjnë… Nuk kam asnjë koment për një gjë që mendoj se s’kam lidhje. Gjika merret me fantazma të kohës së shkuar akoma, nuk di çfarë të them më tepër. Unë kam qenë thjesht një tifoz i Skënderbeut dhe si deputet i zonës, natyrisht që isha i interesuar të kishte sa më shumë aktivitete sportive dhe kulturore në Korçë. Nuk kam ndërhyrë asnjëherë unë për të dëmtuar dikë për interesa të dikujt tjetër.

JORGIS MEMO

INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"