EKSKLUZIVE/ “Nuk jemi në humor, e vështirë pa futboll”, flet Batha: Nëse titulli jepet në tavolinë, e meritojmë ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 15:47


EKSKLUZIVE/ “Nuk jemi në humor, e vështirë pa futboll”, flet Batha: Nëse titulli jepet në tavolinë, e meritojmë ne

Idriz Batha është një nga ata futbollistë, të cilët këtë sezon me Tiranën ka dhënë më të mirën, duke qenë një nga liderët e skuadrës. Jo vetëm kaq, por Idi është lojtari me më shumë minuta në skuadër, duke treguar se pa të mesfusha nuk është e njëjta.idriz batha

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Batha, i cili 2 ditë më parë festoi ditëlindjen në shtëpi foli për këtë situatë të pazakontë në jetën e secilit. Mesfushori tregon sesi po i kalon ditët në shtëpi.

Situata – “Izolimi mbetet izolim. Kurrsesi nuk mund të jemi në humor kështu sado që kjo është rruga më e mirë dhe më e sigurt për të gjithë ne dhe familjet tona”.

Futbolli – “Është shumë e vështirë jeta pa futboll, sepse kemi kaq shumë vite që stërvitemi përditë dhe i kemi kushtuar çdo gjë futbollit. Madje edhe mënyrën e jetesës e kemi ndërtuar rreth tij”.

Stërvitja – “Mundohemi nga pak si në kushte shtëpie për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të kaluar kohen, që gjithsesi nuk ka lidhje me atë që ne jemi mësuar të bëjmë”.batha

Ndeshjet dhe titulli – “Nuk e kam idenë fare se çfarë zgjidhje do t’i japë federata situatës, por e rëndësishme është të mbaroj kjo situatë dhe të rifillojë gara sa më shpejt. Personalisht dua ta fitoj titullin në fushe dhe jo kështu(në tavolinë), por që në rast se kjo do jetë zgjidhja e vetme, sigurisht ekipi që e meriton jemi ne. Kjo edhe për faktin se kemi krijuar një shkëputje të konsiderueshme”.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com